Selena Gomez: Trishtohem nga komentet për peshën time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Selena Gomez zbuloi se mërzitet kur lexon komente për ndryshimet e saj në peshë, duke theksuar se kjo gjë nuk vlen për meshkujt. Këngëtarja dhe aktorja e njohur, duke folur në podcast “On Purpose with Jay Sethi” me të fejuarin e saj, Benny Blanco, theksoi se imazhi i saj i jashtëm ndikohet nga mjekimi që merr për shkak të sëmundjes autoimune nga e cila vuan.

Ylli i popit 32-vjeçar tha se përpiqet të injorojë komentet negative në rrjetet sociale, por nuk është gjithmonë e lehtë. “Unë jam njeri dhe ndonjëherë lexoj gjëra”, tha ajo specifikisht.

Gomez theksoi se nuk do të duket kurrë si modele, gjë që ia atribuon mjekimit që merr për lupusin. “Unë nuk jam modele dhe nuk do të jem kurrë. Dhe mendoj se modelet janë të shkëlqyera, thjesht nuk i përkas asaj kategorie”.

Duke folur për kritikat e vazhdueshme që merr për pamjen e saj, ajo vuri në dukje se femrat i nënshtrohen komenteve shumë më intensive se meshkujt.

 

Selena Gomez tha gjithashtu se ka hequr aplikacionet e rrjeteve sociale nga telefoni i saj, por ajo ende sheh komente negative. ” Nuk kam asgjë në telefonin tim tani.” “Ka mënyra për ta përballuar, por mbetet e vështirë.”

Pavarësisht presionit, këngëtarja shprehet se prioriteti absolut i saj është shëndeti. “Më mirë do të isha e shëndetshme dhe të kujdesesha për veten”. “Ilaçet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se më ndihmojnë”, theksoi ajo./k.k

Të fundit

4 vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos rikujton ish-kryeministrin: Na mungon pa fund!

Megi Fino, vajza e Bashkim Finos, e ka kujtuar të atin në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur...

Nga “kaubojsi” te kandidati që hyri në listë me 2 telefonata, kë do të votojmë në 11 maj?

Në studion e “Of the Record” me Andrea Dangllin këtë të shtunë ishin të ftuar 4 kandidatë të cilët janë pjesë e listave për...

Sot eklipsi i pjesshëm diellor, njerëzit në hemisferën veriore shijojnë shfaqjen qiellore

Njerëzit në të gjithë hemisferën veriore janë mbledhur për të kapur një paraqitje të shkurtër të eklipsit të pjesshëm diellor. Eklipsi arriti kulmin në Londër rreth...

Ambasada Amerikane: Nëse gënjeni për të marrë vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se të gjitha aplikantët për viza duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë...

Pse ndodhi tërmeti në Myanmar? Shkaqet natyrore që çuan në katastrofë

Një tërmet i madh në Mianmar të premten ka shkaktuar më shumë se 1600 të vdekur dhe ka çuar në shembjen e strukturave të...

Lajme të tjera

Web TV