Shefat e inteligjencës amerikane merren në pyetje nga ligjvënësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën po zhvillon një seancë dëgjimore me zyrtarë të administratës Trump dhe anëtarë të kabinetit, ku ata pritet të përballen me pyetje në lidhje me skandalin e bisedës në “Signal”.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, drejtori i FBI-së, Kash Patel, drejtori i Agjencisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare, Timothy Haugh dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral-lejtant Jeffrey Kruse pritet të dëshmojnë të gjithë në seancë, raporton CNN.

Seanca dëgjimore vjen pasi “The Atlantic” publikoi më shumë mesazhe mëngjesin e së mërkurës nga biseda në grup, të cilat përgënjeshtrojnë pretendimin e zyrtarëve të administratës Trump se planet e sulmeve në Jemen nuk u diskutuan në bisedën ku u shtua pa dashje kryeredaktori i revistës, Jeffrey Goldberg./k.k

Të fundit

Këlliçi për programin e Ramës: Shqiptarët s’do ta lejojnë një tjetër eksperiment 4-vjeçar

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ironizoi programin e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama....

Fitër Bajrami, Presidenti Begaj uron shqiptarët: Begati dhe lumturi për familjet tuaja!

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka uruar për të gjithë shqiptarët...

Spanjë/ Zbulohen disa magazina e shtëpi bari, arrestohen 10 shqiptarë

Agjentët e Sektorit të Hetimit Kriminal (KKK) të Rajonit të Policisë Perëndimore, në një hetim të koordinuar me njësi të tjera të specializuara, kanë...

Tërmeti në Mianmar/ Shkon në mbi 1600 numri i viktimave, qindra të plagosur (VIDEO)

1644 njerëz raportohet se kanë të vdekur në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur, pas një tërmeti me magnitudë 7.7, që tronditi dhe...

Gjykata e New York pezullon mbylljen e Zërit të Amerikës

Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara ka ndalur përpjekjet e administratës Trump për të mbyllur transmetuesin ndërkombëtar amerikan, Zëri i Amerikës. Në vendimin e...

Lajme të tjera

Web TV