Valbona ka dy fjalë për banorët e BBVA 4…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme, Valbona Mhilli, ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

E ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show.

Gjithashtu Valbona ka komentuar edhe banorët që janë aktualisht në shtëpinë e BBV 4. Ish-banorja ka habitur kur iu përmend emri i Gertës, për të cilën tha “kush është kjo?” apo Danjën që tha shkurt “Barbie”.

Komentet e Valbonës për banorët e “Big Brother VIP 4”:

Gjestin e kam shumë xhan, e dua shumë fort. Është një djalë i mrekullueshëm, ka një zemër shumë të mirë. Mua më ka ngacmuar fort. Në kohën kur ka ardhur Gjesti ai e dinte se prime-t i kapte Bona, e më kishte thënë se do të ndjek dhe nuk do të lë rehat në këtë shtëpi dhe atë gjë bëri. Më ndoqi me javë të tëra, u mundua të më prekte aty ku mua më dhemb, te gjërat e mia familjare, që i kisha përzemër. Mori fotografinë dhe e grisi, pastaj kapelën e babit. Por ishte ai Gjesti që bënte këto veprime dhe pastaj vinte e thoshte ‘po të shoh të mërzitur dhe do e heqim bashkë’. Më ka bërë të qaj por edhe të qesh, të marr një kënaqësi të madhe nga Gjesti. Kohët e fundit i kam kaluar me të.

Rozana Radi është dinake e madhe.

Gerta, kush është kjo? Nuk e mbaj mend fare, për mua nuk ka ekzistuar ndonjëherë në shtëpi.

Loredana është në vajzë lozonjare, shumë e këndshme, më vjen mirë që e tregoi atë Loredanën që donte të tregonte.

Danja barbie.

Aldo skuth, është pak skuth.

Jozi është zemër. Jozi ka qenë zemra e shtëpisë që ka sjellë shumë art dhe na ka bërë të gjithëve të këndojmë, të qeshim, të kërcejmë, të qajmë, edhe na ka sjellë atmosferë në shtëpinë e “Big Brother”-it.

Eglit i duhet shumë punë, erdhi në Big Brother për të gjetur veten që kishte lënë kur hyri, po me thënë të drejtën edhe atë që mendon që e ka, kam përshtypjen se do ta lërë në shtëpi./k.k

Të fundit

Pas tërheqjes së SHBA, OBSH propozon pushime nga puna dhe shkurtime buxhetore

Problemet e mëdha të shkaktuara nga vendimi i Donald Trump për të tërhequr SHBA-të nga Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Zgjedhjet e 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi caktoi sot, më 29 Mars, vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Janë 93 vende numërimi, përgjithësisht...

Nesër Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë do e falin namazin në Sheshin Skënderbej

Ditën e nesërme besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, një festë që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, pas 30 ditëve agjërim dhe sakrificë. Sipas...

Rama thirrje shqiptarëve në Greqi të investojnë në Shqipëri: Ju del më mirë llogaria!

Edi Rama: Të ndezim oxhakun në shtëpitë e gjyshërve apo t’i kthejmë në agroturizëm. Për këdo që do të investojë në Shqipëri, ligji thotë që...

“Bufi i kënetës thotë unë jam i bukur si Athinaja”/ Rama batuta me shqiptarët në Kretë

Edi Rama: Bufi i kënetës thotë un jam i mençur dhe i bukur si Athinaja, duke iu referuar bufit të vogël që ishte simboli...

Lajme të tjera

Web TV