Çuçi në Himarë, prezanton kandidatët Gjiknuri dhe Sinaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me strukturat socialiste në Bashkinë e Himarës, bashkë me kandidatët Damian Gjiknuri dhe Vullnet Sinaj. Në kuadër të ndarjes së brendshme të fushatës elektorale, kandidati Gjiknuri është caktuar përgjegjës për zonën e Himarës ndërsa kandidati Sinaj për pjesën e Horë- Vranishtit, që shtrihet gjeografikisht në zonën e Lumit të Vlores.

Në fjalën e tij, Bledi Çuçi u ndal tek procesi zgjedhor në kushtet e sistemit të ri me lista të hapura dhe tek domosdoshmëria për maksimalizimin e rezultatit për Partinë Socialiste “Fushata elektorale, për herë të parë po bëhet përmes një sistemi të ri; 12 kandidatët që janë në listë të hapur do të bëjnë garë të hapur, ku çdo kandidat do të garojë për të marrë edhe një votë më shumë se kandidati tjetër. Është e rëndësishme që të zhvillohet një gare e drejtë dhe e barabartë për fitoren e kandidatëve të Partisë Socialiste. Objektivi kryesor në këto zgjedhje është ajo e maksimalizimit të votave për Partinë Socialiste, për Edi Ramën.

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet procesit të ri që ka nisur, me adresimin e votës së diasporës”, pohoi Drejtuesi politik i PS, Bledi Çuçi

 

Kandidati Damian Gjiknuri në fjalën e tij theksoi se, “Në këto zgjedhje shumë të rëndësishme, vota duhet të shkojë vetëm për Partinë Socialiste. Ne kemi mundësi dhe duhet të mbajmë atë rezultat të lartë që e kemi krijuar ndër vite. Në Himarë ka shumë punë dhe investime që duhen bërë, për të ecur përpara drejt zhvillimit të mëtejshëm, ashtu siç Himara e meriton, vetëm me Partinë Socialiste”.

 

Kandidati Vullnet Sinaj pohoi se, “Të 12 kandidatët e Partisë Socialiste janë lojtarë të një ekipi, për fitoren e Partisë Socialiste, për fitoren e mandatit të katërt që do të jetë mandati i cili do ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian”./K.K

Të fundit

Ukraina e akuzon Rusinë për “krim lufte” pas sulmit në spital ushtarak

Kievi e ka akuzuar Moskën të dielën se ka kryer “krim lufte” pasi dronët rusë goditën një spital ushtarak...

‘Journée Mondiale’/ Saranda, perla bregdetare shqiptare…

Saranda është një perlë bregdetare në Shqipëri që rivalizon elitën mesdhetare, shkruhet në një artikull të botuar në revistën franceze “Journée Mondiale”. Sekreti mesdhetar ku...

Rama poston me simbolikë dhe apelon:Voto 5-n me të dyja duart, të majtën dhe të djathtën!

Kryeministri Edi Rama apelon për votë përtej të majtës dhe të djathtës, me numrin 5 të shënjuar, PS-në dhe të, për Shqipërinë 2030 në...

FOTOT/ Imazhet satelitore para dhe pas tërmetit shkatërrues në Myanmar

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Myanmarin të premten është rritur në 1644. Sipas vlerësimeve fillestare nga Qeveria e Unitetit Kombëtar...

Vendi më i izoluar në Tokë

Në një cep të largët të Oqeanit Paqësor ndodhet Pika Nemo, vendi më i izoluar në Tokë, aq sa shpesh astronautët në Stacionin Ndërkombëtar...

Lajme të tjera

Web TV