I tërhoqi flokët gazetares, ish-kryeministri italian kërkon ndjesë: Bëra gabim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikani Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij ndaj gazetares Lavinia Orefici.

Mendoj se ka ardhur koha për të sqaruar disa gjëra për atë që ndodhi të shtunën gjatë prezantimit të librit tim më të fundit. Duke parë pamjet, kuptova se e kisha bërë mekanikisht atë gjest në një kontekst tjetër. Bëra një gabim dhe më vjen keq. Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim. Mendoj se është e drejta e secilit, pavarësisht se çfarë roli ka luajtur në jetë, të pretendojë historinë dhe nderin e vet dhe të mos pranojë, si një fat të pashmangshëm, shfrytëzimin e gjerë, madje edhe talljen, falë fuqisë së internetit”, tha ai.

Të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.

Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti I papërshtatshëm. “Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo./k.k

 

Të fundit

“Do e marrësh më qafë siç more Lulin”/Lapaj reagon për video-satirën e publikuar nga Rama

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me një video satirë të shpërndarë mëngjesin e...

Begaj takim me sekretarin e Ligës Botërore Myslimane: E inkurajoj për bashkëjetesën

Në festën e Fitër Bajramit, presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim...

Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump,refuzon negociatat për programin bërthamor

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin. Irani ka refuzuar...

Pas Kretës, Rama sot pasdite në Athinë! Gati salla ku do mbahet takimi

Pas takimit që pati një ditë më parë me shqiptarët që jetojnë Kretë, kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar se dot do të ketë një...

A ndikojnë ëndrrat në cilësinë e gjumit? Ja çfarë tregojnë hulumtimet

Gjatë gjumit, trupi i njeriut kalon nëpër disa faza: gjumë i lehtë, gjumë i thellë dhe gjumë me lëvizje të shpejtë të syve (REM)....

Lajme të tjera

Web TV