Lajm i trishtë për fansat, ndërron jetë shkrimtarja e “The Vampire Diaries”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

L.J. Smith, shkrimtarja e njohur, romanet e së cilës u kthyen në serialin hit “The Vampire Diaries” ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rrallë.

Sipas familjes së saj, 66-vjeçarja dha frymën e fundit në spital ku trajtohej për një sëmundje autoimunitare prej së cilës vuante prej një dekade.

Smith shkroi mbi 20 libra dhe tre prej tyre janë të përfunduar, por të papublikuar ende.

Në vitin 1991, ajo shkroi tri pjesët e para të “The Vampire  Diaries”, një trekëndësh dashurie mes një gjimnazisteje të quajtur Elena Gilbert dhe dy vëllezërve vampirë, Stefan dhe Damon Salvatore.

Libri shënoi rekord shitjesh dhe asaj iu kërkua të shkruante një trilogji të zgjeruar për Alloy Entertainment.

Në vitin 2009, librat u përshtatën në një serial dramatik me 8 sezone që u transmetua në CW Network. Seriali trajtonte tema si dashuria dhe morali, por u kthye në një prodhim shumë të dashur për të rinjtë.

Në vitin 2014, seria e librave kishte shitur mbi 5 milionë kopje, sipas New York Times.

Smith ka thënë se e kuptoi që donte të ishte shkrimtare gjatë periudhës midis kopshtit dhe klasës së parë pasi një mësuese e lavdëroi për poezinë që kishte shkruar.

Në vitin 2015, ajo thuajse vdiq nga inflamacioni i enëve të gjakut. Shkrimtarja u shtrua për dy muaj në spital dhe për shumë javë, qëndroi e lidhur pas pajisjeve mjekësore duke pësuar dëmtime të rënda në veshka, zemër, mëlçi dhe tëmth./K.K

Të fundit

Qeveria u “futet turistëve në shtrat”, si referenca po çorodit turizmin

Qeveria vendosi dy referenca për efekt taksimi të hoteleve duke pasur parasysh dy periudha të ndryshme të vitit. Në...

Zgjedhjet e 11 majit/ 6500 forca policore në gadishmëri për mbarëvajtjen e procesit

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 majit do të angazhohen 6500 forca policore, të cilat po trajnohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rolin...

Parashikimi i frikshëm! Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar mund të kalojë 10 mijë

Ekspertët thonë se numri i njerëzve të vrarë në Mianmar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 të së premtes mund të arrijë në...

Britania e Madhe kërkon një marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

Qeveria britanike po shikon vende të tjera në të cilat mund të përpunojë azilkërkuesit, tha Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper për Sky News. Cooper tha...

Konsumi i kafes ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Një studim shkencor evropian, studimi EPIC (European Prospective Investigation into Cancer and Nutrition) konfirmon dhe hedh dritë nga këndvështrimi i mekanizmit biologjik. mbi efektin...

Lajme të tjera

Web TV