“Listat e mbyllura u kthyen në pazar”/Juristi:700 mijë euro për të qenë kandidat i sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Romeo Kara duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se ka njerëz që kanë shpenzuar me mijëra euro që të futen në këtë fushatë elektorale me parti të ndryshme.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, teksa u ndal tek fushata e PD ai tha se Berisha e ka kthyer fushatën e 11 majit në pazar.

Ai hodhi akuza të forta ndaj Berishës, të cilin e cilësoi si kriminel që s’duhet të drejtojë një parti politike.

“Njerëz nga PD kanë vajtur në PS dhe e kundërta dhe politika është zhytur në batakun e pazarit. Nuk çuditem që të jetë 700 mijë euro për t’u fut në lista, sepse ka njerëz që kanë shpenzuar edhe me mijëra euro që të futen në fushatë. Po ai që futet në Kuvend me 700 mijë euro shet votën. Ata nuk njohin miq dhe etikë, por vetëm interesat e pazarit të tyre, Berisha e di se nuk e merr pushtetin dhe fushatën mund ta kthej pazare dhe po kërkon që të ketë njerëz që ti ketë nën hyqmin e tij. Berisha është i pandëshkueshëm në oratori dhe në veprime. Ky person do ti marr fytyrën atyre demokratëve nëse vjen nesër në pushtet, nuk e meriton një kriminel që të drejtoj një parti politike në Shqipëri“, tha ai.

Teksa u ndal tek partitë e reja, Kara tha se partitë e reja nuk kanë vizion dhe nuk do të marrin vota në zgjedhjet e 11 majit.

“Kurrë s’janë marr me Metën dhe me Berishën. Në mitingjet e tyre shkonin edhe njerëz nga Berisha. Nëse kanë ardhur me atë retorikën e partive të vjetra më mirë të mos vijnë fare. Lapaj është një Sali i vogël që vuan nga protagonizmi. Kur kanë dal këto lista kam thënë njerëzit që i kanë hapur probleme Berishës kanë dal nga lista dhe tek PS. Këtë sistem e kontrollojnë të dyja forcat politike në vend. Këtu ka marr fund sistemi dhe në këtë pikë duke njohur dhe natyrën e pushteti nuk do fitoni ju partitë e vogla, s’do presim dhe 4 vite ne që të rriteni ju dalë e nga dalë. Nuk bëhet Shqipëria se thotë Romeo hajdeni pas meje. Nuk behet kjo punë pa bindur njerëzit. Shqipëria ka të instaluar që nga koha e zogut vetëm politikë populiste me Berishën me Ramën. Ju që jeni të rinjë duhet që t’i hapni sytë njerëzve, po në 11 maj partitë reja nuk fitojnë“, tha ai./   S,M

Të fundit

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës. Përzgjedhja e ushqimeve...

Lajme të tjera

Web TV