Lojtarët dhe trajnerët më të paguar në Premier League, dominon Manchester Coty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yjet dhe trajnerët më të paguar të Premier Ligës janë zbuluar në një listë të re të pasurisë të publikuar nga gazeta franceze “L’Equipe”.

Nuk ka asnjë surprizë se cili yll kryeson listën, me makinerinë e golave të Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili ndodhet shumë përpara të tjerëve. Norvegjezi, i cili nënshkroi një kontratë të jashtëzakonshme nëntë vjet e gjysmë më herët këtë sezon, përfiton një pagë bruto mujore prej 2,151,000 £ (537,750 £ në javë). Sipas “Mail Sport”, kontrata e Haaland ka një pagë bazë ndër më të lartat në Europë, por ajo rritet ndjeshëm kur përfshihen bonuset pothuajse të garantuara, shpërblimet për besnikërinë dhe të drejtat e imazhit.

Kontrata e tij e re, e cila nuk përmban një klauzolë lirimi, është e ndërtuar mbi të njëjtat parime si marrëveshja e tij e parë me klubin, edhe pse nuk e kalon kufirin 1 milion £ në javë. Në vendin e dytë të listës së “L’Equipe” është shoku i tij i skuadrës, Kevin de Bruyne, i cili përfiton 1,723,000 £ në muaj (432,000 £ në javë). Por 33-vjeçari ka shumë mundësi të mos e mbajë këtë status për shumë gjatë, pasi ai pritet të largohet nga City këtë verë, kur kontrata e tij të përfundojë.

Në vendin e tretë, me 1,505,000 £ në muaj (376,250 £ në javë), renditen Casemiro dhe Mohamed Salah, pa përfshirë bonuset e mundshme në kontratat e tyre. Megjithatë, kontributi i tyre këtë sezon ka qenë krejtësisht i ndryshëm. Salah është favorit për të fituar çmimin Lojtarit të Sezonit në Premier Ligë, pasi ka udhëhequr Liverpoolin drejt titullit, ndërsa Kasemiro ka pasur një sezon të vështirë te Manchester United. Sa u përket trajnerëve më të paguar, Pep Guardiola dhe Mikel Arteta kryesojnë listën.

Lexo edhe :  Skandali i Koço Kokëdhimës në ndeshjen e femrave: Jepja në tavolinë bq m***

Trajneri i Manchester Cityërfiton një rrogë prej 1,656,000 £ në muaj (416,000 £ në javë), ndërsa rivali i tij tek Arsenali merr 1,237,000 £ në muaj (309,000 £ në javë). I treti në listë është emri surprizë i trajnerit të Evertonit, David Moyes, me skocezin, i cili ka një rrogë bruto prej 1,020,000 paund në muaj (257,000 paund në javë)./ D.C

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Gjekmarkaj prezanton kandidatët për qarkun e Kurbinit

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një takim me banorë të Malësisë së Kurbinit, ku ka...

Basha ironizon Ramën: Pasaportën europiane e ka fiks si fluturimet Londër–Kukës

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me shqiptarët në Londër. Në fjalën e tij, Basha foli për premtimet boshe të kryeministrit...

Aksident në Kurbin/ Makina përplaset me trafikndarësen, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen. Nga ky aksident, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi...

Lëngu i domates dhe përfitimet në shëndetin e zemrës! Ja sa duhet të konsumoni

Sëmundjet kardiovaskulare janë pëgjegjëse për shumicën e vdekjeve në vendin tonë. Të përhapura me shpejtësi, kanë një sërë faktorësh nga pas që i shkaktojnë. Këta faktorë...

Lokali në Fier përfshihet nga flakët, ndërhyjnë dy mjete zjarrfikëse

Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bregdetin e Darëzezës së Fierit. Pavarësisht ndërhyrjes së dy mjeteve zjarrfikëse, zjarri nuk është shuar...

Lajme të tjera

Web TV