Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo iniciativë është pjesë e projektit ‘Anwaar Dubai’, një fushatë që ka transformuar katër xhamitë kryesore në monumente të lënë pa frymë.

Mahra Al-Youha, një nga organizatorët e kësaj nisme thotë për agjenicinë e lajmeve Reuters se zbukurimi i fasadave të xhamive është pjesë e një nisme më të gjerë që synon të nxjerrë në pah anën më të bukur të rrugëve, ndërtesave dhe monumenteve të Dubait gjatë muajit të shenjtë.

Qëllimi i organizatorëve është që falë kombinimit të dritave dhe artit të pasqyrohet tradita islame e vendit dhe, në të njëjtën kohë, shpirti i tij modern.

“Vitin e kaluar filluam me një xhami. Këtë vit në 2025, ne përfunduam projektin me katër xhami kryesore në Dubai, dhe njerëzit janë shumë të kënaqur me atë që kemi bërë. Ata po angazhohen me ne përmes rrjeteve sociale dhe po na etiketojnë kudo”, u shpreh organizatorja e fushatës Mahira Al-Youha.

Adhuruesit dhe vizitorët në Dubai shprehën entuziazmin e tyre për këtë nismë.

“Sa i përket atmosferës së Ramazanit dhe atë që është bërë këtu më duhet të them se është mjaft bukur. Shpresoj t’i shoh të gjitha xhamitë e Dubait kështu dhe me të njëjtat dekorime. Kemi ardhur këtu për t’u lutur dhe po shohim se ka shumë lumturi këtu në Dubai”, tha një vizitor i quajtur Mouhamed Abdellatif.

Dubai ka balancuar gjithmonë modernitetin me traditën. Ky projekt nxjerr në pah sesi qyteti përqafon inovacionin pa i humbur rrënjët e tij kulturore./  S.M

Të fundit

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës. Përzgjedhja e ushqimeve...

Lajme të tjera

Web TV