Qeveria mbyll aplikacionin TikTok në Shqipëri, përdoruesit pa akses në platformë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se procedura e mbylljes së TikTok në Shqipëri ka përfunduar, dhe përdoruesit nuk kanë më akses në aplikacion. Kur ata tentojnë të hyjnë në llogaritë e tyre, nuk u shfaqet asgjë.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN për të anashkaluar bllokimin e platformës, duke theksuar se kjo rrezikon të dhënat personale. Ai kërkoi që autoritetet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hequr aplikacionin nga dyqanet digjitale si Apple App Store dhe Google Play Store.

“Përdorimi i VPN-ve falas është shumë i rrezikshëm, pasi hakerat mund të vjedhin të dhënat tuaja personale dhe t’i përdorin ato për qëllime të tjera”, tha Rama.

Çfarë është VPN dhe pse është i rrezikshëm?

VPN (Virtual Private Network) është një shërbim që fsheh adresën IP të përdoruesit, duke i lejuar ata të duket sikur po përdorin internetin nga një vend tjetër. Përdoruesit po e përdorin atë për të aksesuar TikTok, por ekspertët paralajmërojnë për rreziqe të mëdha, si:

  • Grabitja e të dhënave personale nga hakerat
  • Shitja e informacionit te palë të treta
  • Keqpërdorimi i të dhënave nga shërbimet VPN të dyshimta

Kur do të rihapet TikTok?

Qeveria shqiptare vendosi të mbyllë TikTok pas konsultimeve me 65 mijë prindër dhe mësues, për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtjet e dëmshme. Ky vendim erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale.

TikTok do të rihapet vetëm nëse kompania vendos filtra për mbrojtjen e të rinjve nga videot me dhunë.

Në anën tjetër, më 15 mars, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër këtij vendimi, të cilin e cilëson si censurë ndaj fjalës së lirë./   S.M

Të fundit

“Sekti i poetëve të humbur”, thirrja për liri mendimi në një botë konformiste

Nga Leonard Veizi Një pedagog i paaftë dhe i mërzitshëm në dhënien e leksionit mund ta kthejë një lëndë që...

Trysni SPAK-ut, Komisioni Xhafaj rimerr forcën pas zgjedhjeve

Pas 11 majit, qeveria do të nisë punën për ngritjen e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Opozita e ka...

Berisha premton se do ju kthejë shqiptarëve lekët e korrupsionit të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi qeverinë për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe projektet e dyshimta infrastrukturore, duke premtuar se pas fitores në...

Shansi nga prespektiva e Bashkimit Europian

Shqipëria ka avancuar në procesin e integrimit për në Bashkimin Europian, duke hapur në tetor kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE, pas një...

Media gjermane: Vizitoni Shqipërinë për një eksperiencë autentike dhe të paharrueshme

Dëshironi një klimë mesdhetare, plazhe të bukura dhe monumente historike për pushime? Atëherë nuk keni pse të shkoni në pikat e nxehta turistike të...

Lajme të tjera

Web TV