Sandro Tonali po luan sezonin e dytë te Newcastle dhe paraqitjet e mesfushorit kanë “zgjuar” interesimin e Barcelonës.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, katalanasit po ndjekin Tonalin dhe një ofertë në drejtim të tij, është mjaft e mundshme në verë.
Barcelona ka kontaktuar agjentët e Tonalit për të mësuar më shumë rreth situatës, megjithëse ende nuk ka pasur bisedime konkrete për një transferim. Për Tonalin gjithashtu është përfolur për një rikthim te Milani./ D.C