“Vajza e politikanit u gjet e droguar”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi për “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.

Karamuço rrëfeu se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.

“Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim.

Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej. Ikte me javë të tëra. U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë.

Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë”, tha Karamuço, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve./    S,M

Të fundit

Rama: Në momentin që do anëtarësohemi në BE, pasaporta kuqezi do jetë njësoj me greken

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim me shqiptarët e Greqisë në Athinë. Teksa u kërkoi votën për zgjedhjet e...

“Do të ketë bombardime nëse nuk arrihet marrëveshje” – Donald Trump kërcënon Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe tarifa të reja ekonomike nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin...

Pensionet, Rama me shqiptarët në Athinë: Pasaporta e BE zgjidh ngërçin

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me shqiptarët në Athinë foli edhe për marrëveshjen me pensionet. Kryeministri u shpreh se me pasaportën shqiptare të...

I dënuar për grabitje, arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar në Itali

Një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur mbrëmjen e së shtunës nga burgu Dozza në Bolonja të Italisë. I riu shqiptar, i dënuar...

Rama me shqiptarët në Athinë: Me votat tuaja, vrapojmë drejt Bashkimit Europian

Kryesocialisti Edi Rama ditëm e sotme ka zhvilluar një takim me Diasporën në Athinë, pas atij të mbajtur një ditë më parë në Kretë. “Arsyeja...

Lajme të tjera

Web TV