Inceneratori i Tiranës, Taulant Tushe kërkon pafajësinë: Mbahem në burg pa gjyq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Tushe, ish-zyrtar i bashkisë së kryeqytetit, i pandehur në dosjen e inceneratorit të Tiranës, kërkoi pafajësi në Gjykatën e Posaçme. Përmes një letre të lexuar në sallën e gjyqit nga avokatët e tij, në sallën ku nuk ishte i pranishëm,  Tushe, ka pretenduar së është burgosur pa gjyq.

“Mua më kanë burgosur pa gjyq. Në lidhje me procesin e mbetjeve, unë por edhe Bashkia Tiranë jemi përpjekur të bënim më të mirën. Në lidhje me këtë koncesion nuk pati asnjë ankesë në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ne si Bashki për aq sa na takoi bëmë detyrën tonë. Me këtë standard që keni vendosur ju edhe punonjës të tjerë të administratës, mund të ndihen të rrezikuar dhe frikësuar. Kërkoj të shpallem i pafajshëm”, shkruhej në letrën e tij.

Në vijim, avokatët e Tushes pretenduan se SPAK kishte ngritur një fabul të pavërtetë në dosjen ndaj klientit të tyre.

Gjykimi ndaj tetë të pandehurve për inceneratorin e Tiranës në Gjykatën e Posaçme ndodhet në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes.

Disa javë më parë, gjatë leximit të pretencës, SPAK kërkoi fajësi për të gjithë të pandehurit dhe dënime me burg për ta, mes të cilëve edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Për këtë dosje, po gjykohen 10 persona, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, për të cilët SPAK në pretencën e 7 shkurtit kërkoi 26 vite burg në total.

Për ish-ministrin u kërkuan 4 vite burgim, ndërsa për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion te zyrtarëve të lartë në dy raste, SPAK kërkon 5 vite burg dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike./k.k

Të fundit

Mjekët e QSUT kryejnë operacionin e rrallë te fëmija 4-vjeçar

Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses operacionin e rrallë për herë të parë te një fëmijë 4-vjeçar. Mjekët...

“Gratë nuk qajnë më”/ Shakira e pranon, ende nuk janë shëruar plagët nga tradhtia e Pique

Pothuajse tre vjet pas ndarjes nga Gerard Piqué, Shakira ka pranuar se ende nuk e ka rindërtuar plotësisht veten pas tradhtisë së ish-partnerit të...

Në PUB-in mbi 300 vjeçar të Afrim Nelit/ Shqiptari rrëfen rrugëtimin e tij në Britani

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, shqiptari Afrim Neli foli për rrugëtimin e tij në Britaninë e Madhe. Tashmë i vendosur prej vitesh...

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur flini më pak se 6 orë

Gjumi nuk është një luks, është një domosdoshmëri absolute për funksionimin e duhur të trupit tuaj! Kur flini më pak se 6 orë në...

“Le boycott”, francezët bojkot masiv për produktet amerikane

Një lëvizje e re e quajtur “Le boycott” ka shpërthyer në Francë, duke nxitur qytetarët të bojkotojnë markat amerikane të njohura, si McDonald’s, Coca-Cola...

Lajme të tjera

Web TV