Lideri opozitar Imamoglu: Erdogani e ka shndërruar Turqinë në “republikë frike”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu, e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqinë në “republikë të frikës”, duke shkatërruar institucionet demokratike dhe duke shtypur kritikët.

“Për vite, regjimi i Erdoganit është tërhequr prej llogaridhënies demokratike, ka heshtur mediat, i ka zëvendësuar kryetarët e zgjedhur me burokratë, e ka kontrolluar gjyqësorin dhe i ka manipuluar zgjedhjet”, ka shkruar Imamoglu përmes një kolumne të publikuar të premten në të përditshmen amerikane, New York Times.

Imamoglu, 53-vjeçar, kryetar i Stambollit, është duke u mbajtur në burgun e sigurisë së lartë, Marmara, prej kur është arrestuar javën e kaluar, nën akuza për korrupsion.

Ai përballet edhe me dyshimet për kryerje të veprave terroriste, të cilat i ka hedhur poshtë.

Ndalimi i tij në Stamboll ka nxitur protesta kombëtare, meqë mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë, ndërsa qindra prej tyre, përfshirë gazetarë, janë ndaluar për pak kohë.

“Arrestimet në shkallë të gjerë të protestuesve dhe gazetarëve në vjetët e fundit kanë dërguar një mesazh rrëqethës: askush nuk është i sigurt”, ka paralajmëruar Imamoglu.

Ai e ka kritikuar edhe atë që e ka përshkruar si “heshtje” ndërkombëtare.

“Çfarë për qeveritë qendrore në botë? Heshtja e tyre është shurdhuese”, ka shkruar ai, duke përmendur reagimet e liderëve amerikanë dhe evropianë.

Burgosja e tij konsiderohet lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale, që aktualisht është caktuar të mbahet në vitin 2028.

Të fundit

Mjekët e QSUT kryejnë operacionin e rrallë te fëmija 4-vjeçar

Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses operacionin e rrallë për herë të parë te një fëmijë 4-vjeçar. Mjekët...

“Gratë nuk qajnë më”/ Shakira e pranon, ende nuk janë shëruar plagët nga tradhtia e Pique

Pothuajse tre vjet pas ndarjes nga Gerard Piqué, Shakira ka pranuar se ende nuk e ka rindërtuar plotësisht veten pas tradhtisë së ish-partnerit të...

Në PUB-in mbi 300 vjeçar të Afrim Nelit/ Shqiptari rrëfen rrugëtimin e tij në Britani

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, shqiptari Afrim Neli foli për rrugëtimin e tij në Britaninë e Madhe. Tashmë i vendosur prej vitesh...

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur flini më pak se 6 orë

Gjumi nuk është një luks, është një domosdoshmëri absolute për funksionimin e duhur të trupit tuaj! Kur flini më pak se 6 orë në...

“Le boycott”, francezët bojkot masiv për produktet amerikane

Një lëvizje e re e quajtur “Le boycott” ka shpërthyer në Francë, duke nxitur qytetarët të bojkotojnë markat amerikane të njohura, si McDonald’s, Coca-Cola...

Lajme të tjera

Web TV