Protesta për midhjen, fermerët e Sarandës mblidhen para ministrisë së Bujqësis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Midhja e autoktone e Butrintit rrezikon të zhduket përgjithmonë.

Kjo është gjendja e midhjes dhe rrezikon të zhduket ka mbet vetëm guacka”.

Me pankarta në duar fermerët e midhjes nga Saranda, protestuan para Ministrisë së Bujqësisë, ata thonë se uji i liqenit të Butrintit nuk është parametrat e duhur për kultivimin e midhjes, dhe fajin për këtë e kanë institucionet përgjegjëse që nuk ka pastruat kanalet e ujit që furnizojnë këtë liqen.

Liqeni i Butrintit është një liqen që rregullohen parametrat dhe janë institucionet ato që duhet të analizojnë ujin që vjen nga pjesa Veriore e Bistricës dhe lidhjen me detin në pjesën kontrolle ta mbajnë në kontroll duke bërë analiza të përjavshme. Papërgjegjshmëria e këtyre institucioneve ka bërë që parametrat jetësore e Butrnin të rrëzohen”, shprehet Soraldo Nebo, fermer.

Për të mbijetuar fermerët farën e midhjes autoktone e zëvendësuan me atë franceze, me shpresën se ajo do të zhvillohet në këto ujëra.

Këtë vit ke kultivuar midhje?

Valentina Bufi, fermerë: Ku ta gjej që ta kultivoj!? Ngordhi midhja nga temperatura e lartë se liqeni i Bufit është bërë katastrofë.

Fermerët kanë gjetur zgjidhje dëshpëruara pasi e kanë blerë midhjen në BE, por është me risk pasi edhe ajo rrezikon të vdesë.

Fermerët e midhjes e ushtrojnë aktivitetin e tyre ilegalisht, pasi prej tre vitesh ata kërkojnë të rilidhin kontratën që u jep të drejtë të shfrytëzojë impiantet e midhjes.

Kërkesat e tyre u dëgjuan pasi trokitën në derën e ministrisë së Bujqësisë. Por se çfarë do të bëhet me këta fermerë, përgjigje do të merret muajin prill.

Atëherë në 8 prill do të vini sërish?

Ne nuk ndahemi tani se na pritën mirë./k.k

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV