Reshje shiu, Rrugoret shtojnë kontrollet: Kujdes në tunele dhe akse kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore përmes një njoftimi zyrtar i bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi moti i keq me reshje shiu mund të shtojë rrezikun e aksidenteve.

“Mos drejtoni automjetin me shpejtësi që varion 3 deri në 3.5 herë më shumë se limiti i lejuar, në tunele apo akse rrugore kombëtare duke u kthyer në rrezik të madh për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!

Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën. ‼️

Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!

Mos kryeni parakalime të gabuara dhe qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të madh përgjatë fundjavës, kryesisht në zonat bregdetare dhe ato turistike.

Përqëndrohuni në timon! Për shkak edhe të lagështirës si pasojë e motit me reshje shiu, rreziku është më i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në të gjitha rrugët e vendit, 24/7, është prezente Policia Rrugore me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore”, thotë policia rrugore në komunikatën zyrtare./k.k

Të fundit

Zgjedhjet/ 40 euro për çdo fletë votimi që do të dërgohet në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që në dy ose tre ditët në vijim të përfundojë procedurën e prokurimit për...

Rozana e mohoi, dalin pamjet e sherrit me Rizarta Shkurtën (VIDEO)

Gjatë prime-t të djeshëm në “BBVA4”, një debat i ashpër ndodhi mes Rozana Radit dhe Kelly-t. Ishte ky i fundit që ndezi debatin mes tyre...

Basha-Ramës: Kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën… (VIDEO)

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar premtimet e kryeministrit që i kishte shpalos në takimin e Athinës, duke thënë se Rama...

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga jugu i Gazës

Që në orët e para të mëngjesit Izraeli ka vijuar bombardimet në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF) lëshoi ​​​​një paralajmërim për...

Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, qytetarët paralajmërojnë protesta

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka paralajmëruar një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, një vendim që ka shkaktuar...

Lajme të tjera

Web TV