Skandali në Shtëpinë e Bardhë, a po ngushtohet laku kabinetit të Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laku po ngushtohet rreth Mike Waltz dhe Pete Hegseth, dy nga figurat kyçe mes dhjetëra burrave dhe grave të afërt me presidentin amerikan, të përfshirë në skandalin e fundit të komunikimit të brendshëm. Sipas burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë, po rritet ndjeshëm presioni nga aleatët e vetë Donald Trump që ai të shkarkojë këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, i cili akuzohet se ka përfshirë “gabimisht” drejtorin e revistës The Atlantic, Jeffrey Goldberg, në një grup mesazhesh në aplikacionin Signal, ku diskutoheshin plane për sulme në Jemen.

Një numër gjithnjë e më i madh bashkëpunëtorësh të afërt me presidentin mendojnë se «duhet që përgjegjësia të bjerë mbi dikë, për të zbutur situatën. Dhe personi më i përshtatshëm për këtë është Waltz».

Nga ana tjetër, presioni po shtohet edhe mbi sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili ndodhet nën vëzhgim të shtuar pas publikimit të disa pamjeve nga biseda në grup, të publikuara nga The Atlantic. Shumë përfaqësues demokratë kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se Hegseth ka shkelur procedura të vendosura prej kohësh për mbrojtjen e informacionit të ndjeshëm ushtarak.

Skandali vazhdon të shkaktojë tronditje në administratën Trump, ndërsa kërkesat për përgjegjësi dhe transparencë po vijnë nga të gjitha anët e spektrit politik.

“Po të kishte rënë ky plan shumë i detajuar në duar të gabuara, sot do të kishim amerikanë të vdekur,” deklaroi deputeti demokrat Maxwell Frost, pjesë e lidershipit të Partisë Demokratike, në një postim në platformën X (ish-Twitter). Ai theksoi se të dy zyrtarët e lartë duhet të “shkarkohen menjëherë”.

Skandali ka nxitur valë reagimesh dhe pasiguri brenda administratës, duke shtuar tensionet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.

Ka gjithashtu një nismë bipartizane, e promovuar nga kryetari republikan i komisionit të Mbrojtjes në Senat, Roger Wicker, dhe nga udhëheqësi i grupit demokrat, Jack Reed. Të dy i kanë dërguar një letër inspektorit të përgjithshëm të Pentagonit, duke kërkuar një hetim mbi përdorimin e aplikacionit Signal.

Thuhet se në këtë chat ndodheshin informacione të klasifikuara që lidhen me aktivitete të ndjeshme ushtarake. “Këto lajme shqetësuese ngrejnë pikëpyetje mbi përdorimin e rrjeteve të paautorizuara për të diskutuar informacione të ndjeshme dhe të klasifikuara”, thuhet në letrën drejtuar inspektorit Steven Stebbins.

Lexo edhe :  BE i bën thirrje qytetarëve të bëhen gati për luftë, iu tregon çfarë rezervash të kenë

Përveç vlerësimit të fakteve dhe rrethanave, senatorët kërkojnë të dihet “çfarë masash janë marrë si përgjigje”, si dhe të ofrohen të dhëna mbi politikat që ndjekin Pentagon dhe departamentet e tjera për të parandaluar rrjedhjen e informacionit përmes Signal, i konsideruar si një kanal jo i sigurt.

Situatën e rëndon edhe më shumë një tjetër gabim i turpshëm i sigurisë, i shfaqur brenda radhëve të administratës Trump, ku të dhënat personale të Mike Waltz, Pete Hegseth dhe drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, kanë përfunduar online. Është revista gjermane Der Spiegel ajo që, përmes një hetimi të saj, ka zbuluar se numrat e celularëve, adresat e email-it — shumica ende aktive — madje edhe disa fjalëkalime të zyrtarëve të lartë amerikanë mund të gjenden përmes shërbimeve komerciale të kërkimit të të dhënave dhe informacionit të hakeruar që qarkullon në internet.

Numrat e Gabbard dhe Waltz rezultojnë të jenë të lidhur me llogari në shërbimet e mesazheve si WhatsApp dhe Signal, dhe sipas raportimit të gazetës gjermane, kjo i ka ekspozuar ata ndaj instalimit të spyware në pajisjet e tyre. Madje, nuk përjashtohet mundësia që agjentë të huaj t’i kenë përgjuar gjatë periudhës kur ndodhi incidenti që i futi në telashe.

Ndërkohë, Donald Trump vazhdon të minimizojë ngjarjen, duke e quajtur “një gjueti shtrigash”. Ai ka theksuar se “Mike ka marrë përgjegjësinë” dhe se “Pete nuk ka të bëjë fare me këtë, po bën një punë të shkëlqyer”. Sipas tij, “mund të jetë një problem i platformës Signal”.

Në të njëjtën linjë janë edhe zyrat e Shtëpisë së Bardhë: “Nuk kemi mohuar kurrë që ka qenë një gabim, dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare e ka marrë përgjegjësinë.”

“Ne kemi thënë se po bëjmë disa ndryshime dhe po e shqyrtojmë çështjen për të garantuar që kjo të mos ndodhë më kurrë”, theksoi zëdhënësja Karoline Leavitt. Ajo shtoi gjithashtu se Trump “ka ndërtuar një ekip dhe do të vazhdojmë të fokusohemi në këtë drejtim. Mendoj se arrestimi i një drejtuesi të bandës MS-13 këtë mëngjes tregon qartë besimin që presidenti dhe ekipi i tij kanë.” / Bota.al/    S,M

Të fundit

Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi

Në videon ku përshëndetet dhe mirëpritet me flamuj shqiptarë nga emigrantët, ai shkruan: "Mirëmëngjes dhe me emocionin e një...

Këmbimi valutor 31 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë. Ndërkohë...

Media britanike “Express”: Befasohuni nga plazhet spektakolare dhe të qeta të Durrësit

Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një destinacion popullor për turistët britanikë – e njohur për plazhet e saj bruz dhe peizazhin e...

Ushtarakë me përvojë nga Siria dhe Kursku: Strategjia e Moskës në Ukrainë

Pas bisedimeve në Riad, ushtria ruse ka intensifikuar sërish sulmet e saj. Por sipas NATO-s nuk është "ofensiva e pranverës". Nuk ka asnjë shenjë të...

Amerikë – Europë, një divorc i rrezikshëm

Në rast përballjeje, Europa ka shumë mjete të leverdishme kundrejt Amerikës. Por zbatimi i disa prej tyre do të ishte aq i dëmshëm, sa...

Lajme të tjera

Web TV