Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përcaktojë sot kompaninë postare që do të merret me dërgimin e votës së diasporës, pas përfundimit të procedurës së prokurimit pas orës 15:00.
Postieri do të dorëzojë dokumentacionin zgjedhor në adresën e deklaruar nga votuesit dhe do të bëjë deri në 3 tentativë për dorëzim. Zarfi me dokumentet do t’i dorëzohet personalisht çdo votuesi pas verifikimit të identitetit me një mjet identifikimi.
Votuesit do të udhëzohen si të plotësojnë dhe dërgojnë mbrapsht fletën e votimit përmes një udhëzuesi që do të shoqërojë materialet. Zarfet e kthimit janë të paguara nga posta. Shpërndarja pritet të nisë më 8-10 prill./ S,M