11 Maji/ Rama sfidon Berishën: Nuk do të ketë pension nën 200 Euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po prezanton këtë të shtunë programin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Në qendër të programit të prezantuar nga Rama qëndron integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe drejtësia.

Rama tha se tashmë ekziston mundësia reale që Shqipëria të përmbyllë negociatat brenda vitit 2027 dhe të bëjë anëtarësimin e plotë në union brenda kësaj decenie.

Në ketë nismë ai foli edhe për rritjen e pensioneve.

“Me krijimin e institucioneve të re, ka nisur të ndodhë hetimi i zyrtarëve, sepse ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht me një vision të qartë, vullnet të palëkundur, shpatën e zonjës së drejtësisë e cila atë shpatë e mban qysh në lindje të kohëra demokratike për botën ndërkohë që në Shqipëri nuk e kishte deri kur ia dorëzuam ne.

Ka qëndruar në zyrën e të parit të qeverisë, deri kur unë arrita në atë zyrë. E kanë përdorur atë shpatë në mënyrë arbitrare. Kreu i qeverisë futi në burg kryetarin e opozitës, Fatos Nanon, të fundit të burgosur politik. Ne e dorëzuam shpatën sot është në duart e SPAK dhe sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohen se do e kthejnë përmbys.

Duan votën në 11 maj që në 12 maj të marrin shpatën e drejtësisë” tha ai. Kishte një premtim për pensionet duke shkuar në të njëjtën linjë si Berisha. “Pensionin minimal do të synojmë ta bëjmë 200 Euro dhe mesatarin 400 Euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurimet e plota” tha ai.

Pak ditë më parë, ashtu si Berisha edhe Rama premtoi se pagën mesatare do ta bëjë 500 Euro./   S,M

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV