Rama: Në 11 Maj luajmë “Ligën e Kampionëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar 11 majin si një moment historik për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se BE-ja është më e hapur se kurrë për anëtarësimin e vendit, por kërkohen reforma dhe përafrimi i legjislacionit. Sipas Ramës, mbi 1000 profesionistë po punojnë për negociatat, ndërsa vota e qytetarëve në këto zgjedhje do të japë një sinjal të qartë për Brukselin.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Elbasan, ku është ndalur te procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai e ka konsideruar 11 majin një moment historik, ku qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të dërgojnë një mesazh të qartë për mbështetjen e rrugës drejt BE-së.

Sipas kryeministrit, Bashkimi Europian është më i hapur se kurrë për anëtarësimin e Shqipërisë, por kjo kërkon përmbushjen e reformave dhe standardeve të nevojshme. Rama theksoi se janë mbi 1000 të rinj profesionistë që punojnë çdo ditë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian, duke harmonizuar një sërë ligjesh dhe rregullash për të përmbushur kriteret e anëtarësimit.

“Por nuk ka nevojë fare të pyesësh BE-në, mjafton të dish fare pak nga historia jonë bashkëkohore. Mjafton të shofësh bufin, ta shofësh kështu fizikisht. Mund të imagjinohet që në BE të pritet me krahë hapur? Nuk bën vaki. As bufi, as gjithë lukunia e kënetës nuk kanë shans fare që të respektohen, të vlerësohen, të besohen, siç kemi arritur ne që ta ngremë nivelin e respektit dhe besimit për Shqipërinë. Këtu ishin pa ardhur ne, që ishin edhe shumë më në formë, edhe Shqipëria ishte një qenie e përçmuar.

Janë 1000 vajza e djem që anë 1000 vajza e djem që çdo ditë punojnë për negociatat. Janë çerek milionë faqe, ligje dhe rregulla që duhen marrë”, tha Rama. Duke vënë theksin te zgjedhjet e 11 majit, ai tha se ato janë më shumë sesa një proces elektoral i zakonshëm, duke i krahasuar me një sfidë të nivelit të lartë, të ngjashme me garën në Champions League.

Lexo edhe :  Krahasimi i dy fushatave/ Kush ishte më mirë, Rama apo Berisha?

Sipas tij, vota e qytetarëve në këto zgjedhje do të shërbejë si një dëshmi e qartë e vullnetit të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Europës sa më shpejt.  “Natyrisht që dikush mund të thotë ‘çtë duhet ty me ne, po qan hallin ti që PD po shkon poshtë e më poshtë?’. Nuk e qaj hallin e kësaj fare unë. Sa më poshtë të shkojë, edhe më mirë është. Poshtë fare, mirë fare. Por këtë herë, si asnjëherë më parë, mua më duhet kjo si për diçka tjetër.

Më duhet kjo për atë mesazh që populli shqiptar do i japi 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Brukselit ku është qeveria e Europës, si shprehje të një vullneti që është më i madh se shumica aritmetike e PS-së, për të mbyllur negociatat deri në 2027 dhe për t’u bërë anëtare të BE-së. Nuk është e rastit, as për arsye thjesht që hajde të fitojmë ndeshjen këtu brenda, sepse në 11 maj ne nuk luajmë në kampionatin kombëtar”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te imazhi i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se vendi ka fituar respekt dhe besim në marrëdhëniet me BE-në, një ndryshim që, sipas tij, është arritur falë reformave dhe punës së vazhdueshme.

Ai u shpreh i bindur se vendimet e rëndësishme për Shqipërinë në Bruksel varen edhe nga mënyra sesi qytetarët shprehin vizionin e tyre për të ardhmen.  Në fund, Rama i ftoi të rinjtë të jenë pjesë aktive e këtij procesi dhe të shohin Shqipërinë si një vend me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim dhe integrim.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV