Reali i Madridit mposhti me përmbysje 3 me 2 Leagnesin në duelin e vlefshëm për javën e 29-të të La Ligës.
Skuadra e Ancelottit kaloi e para në avantazh me Mbape në minutën e 32-të. Francezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që miqtë surprizuan me dy golat në minutën 33 dhe 41 me Garcia dhe Raba, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-2.
Për të shmangur dramën në “Santiago Bernabeu”, menduan Bellingham dhe Mbappe, që përmbysën shifrat me golat në minutat 47 dhe 76-t, duke i dhuruar 3 pikë të arta kryeqytetasve./ D.C