Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën. Por a do jemi gjallë për ta përdorur?

Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Jo si standard, por si pasaportë.

Ëndrra jonë europiane ka erë pesticide. Dhe nuk është ndonjë sekret. Institucione ndërkombëtare, organizata të shëndetit publik, raportimet e medias dhe të qytetarëve, të gjithë e kanë ngritur alarmin. Por çfarë bëjmë ne? Shtojmë dozën.
Pse?
Sepse i fusim një mendje të lehtë: “Hë mo, s’na gjen gjë!”

Një mantrë kolektive, një justifikim i përbashkët për të helmuar tokën, trupin dhe fëmijët tanë.
Pis fermer që përdor helme për të shtuar prodhimin, pis shtet që nuk kontrollon asgjë, pis konsumator që i blen pa pyetur, pa refuzuar dhe pa reaguar. Pra, në fund të ditës: pis milet.

Po të ishte kjo thjesht çështje padije, do kishte zgjidhje. Por është çështje indiference dhe babëzie, e ushqyer me arrogancën e mosndëshkimit. Të mos harrojmë: në vendet ku janë ndaluar këto pesticide, janë ndaluar sepse vrasin. Dhe në ketu, jo vetëm që përdoren, por promovohen si “sekret suksesi”.

Fondet e IPARD që u dhanë për bujqit dhe blegtoret shqiptare mesa duket realisht kanë shkuar për fermerët braziliane. Fondet e BE për bujqesinë janë ndërprerë sepse SPAK nuk ka këllqe të hetojë atë që është provuar nga hetimet në Bruksel. Ne vijojmë me helmin e sheqerosur të propagandës.

Në vend të ndalim helmin, kemi ndaluar logjikën. Në vend të zbatojmë rregulla, bëjmë statuse krenare për eksportin e produkteve “të freskëta shqiptare” që pastaj kthehen mbrapsht si mall i rrezikshëm për shëndetin publik.

Lexo edhe :  Edi Rama, një kampion i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës

Tani le të hapim krahët për BE-në. Le t’i tregojmë që jemi gati për integrim. Me mushkëri të skuqura, me veshka të lodhura dhe një sistem që nuk mbron as veten e vet. Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën.
Por a do jemi gjallë për ta përdorur?/    S,M

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV