Mosha, thinjat apo dhe ironitë e kundërshtarit e bëjnë të vështirë fushatën nga ana fizike për doktorin. Ai njoftoi se do ua dorëzojë të rinjve ose demokratëve me moshën nën 40 vjeç.
“Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë. Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin. Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD. Në këtë fushatë, kemi 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri”, tha ai.
Doktori u bëri thirrje të rinjve ta votojnë dhe si shpërblim do të marrin hapjen e Tik-Tok. Ndonëse vetë e ka gjetur me kohë manovrën për ta përdorur ende.
“Rama është arrogant, është problematik. Ka raport problematik me të rinjtë. Ndaj më 12 maj ne do hapim Tik-Tok. Ai e mbylli Tik-Tok, sepse ai ka probleme me lirinë”
Pasi mori bufin, Berisha u ankua tek të rinjtë se Rama i ka kopjuar programin.
“Kundërshtarët tanë po na kopjojnë programin. Megjithëse janë plot korrupsion dhe gënjeshtra, kështu e trajtojnë programin. Kanë 12 vite në pushtet, s’kanë ofruar asgjë. Vetëm kanë dëbuar të rinjtë nga vendi”, u shpreh ajo/ S.M