Fatmir Mediu thotë se ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Në takim me ta ka qenë edhe Phil Griffin, një personazh i njohur në botën e televizionit dhe ish-president i MSNBC.
Në një postim në Facebook, Mediu njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, ekipi i LaCivita do të jetë i pranishëm në Shqipëri për të ndihmuar opozitën deri më 11 maj.
“Mbas një dreke pune me strategun e fushatës Trump dhe drejtuesin e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Chris LaCivita dhe Phil Griffin.
Prej javës tjetër ekipi i Chris do jetë non stop në Shqipëri në krah të opozitës deri në fitoren në 11 Maj” – njofton Mediu në Facebook, teksa ka postuar një foto nga rruga me dy personazhet e përmendur.
Tani zakonisht takimet e punës bëhen në zyrë, jo në rrugë, por Mediu na ka mësuar me këto “takime”./k.k