Fiter Bajrami, ja ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën festive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiter Bajrami kremtohet pas 29 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Pas faljes së mëngjesit dita për besimtarët myslimanë vijon me vizita tek të afërmit dhe shoqërohet me drekën e Bajramit.

Por cilat janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë nga tryeza për këtë festë?

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinë është mishi i qengjit për këtë festë. Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos. Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar. Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni./    S,M

Të fundit

Përplasjet/Rihapet Gjadri, feston Meloni dhe Rama

Pas muajsh debatesh dhe kundërshtimesh nga opozita në Shqipëri dhe Itali, Komisioni Evropian ka konfirmuar se qendrat për emigrantët...

Pedri “përulet” para Xavit dhe Iniestës: “I kam idhuj, por nuk jam në nivelin e tyre”

Barcelona dominoi Gironën të dielën pasdite në derbin e Katalonjës 4-1. Për të disatën herë në këtë sezon, tifozët blaugrana kënduan edhe një herë emrin...

Sulmi me granata ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan,reagon Kurti:Radoiçiç i lirë

Kryeministri Albin Kuti ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan. Ai ka dënuar sulmin, ndërsa...

“Sot e ka ditën e tij”, Berisha për Ramën: Problemi është se çdo ditë e ka 1 prill

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po prezanton programin e “PD-Shqipëria Madhështore” në biznesin e fasonerisë në Durrës. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati vijoi sulmet...

Aksidenti ‘zinxhir’ me 6 të plagosur në autostradën Fier-Vlorë,vihet në pranga 54-vjeçari

Sipas policisë, dy shoferët u përplasën me pesë automjete të tjera, ku për pasojë përfunduan në spital 6 persona, dy prej të cilëve vijojnë...

Lajme të tjera

Web TV