Një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur mbrëmjen e së shtunës nga burgu Dozza në Bolonja të Italisë.
I riu shqiptar, i dënuar për grabitje, kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, që iu lejon të burgosurve të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative.
Sipas mediave italiane, gjatë transferimit nga godina ku qëndronte, 34-vjeçari dyshohet se ka përfituar nga një derë e hapur për t’u arratisur nga burgu, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.
Kërkimi vijon dhe policia e burgjeve ka publikuar fotot dhe të dhënat personale të të burgosurit të arratisur.
Seksioni për të burgosurit gjysmë të lirë është brenda oborrit të Dozza-s, por është i ndarë nga ndërtesa ku ndodhet burgu aktual./k.k