“Këngëtarët po shumohen”, Soni Malaj: Në gjithë industrinë vetëm 3 veta këndojmë live!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Episodi i radhës i “A je bre normal” me Meriton Mjekiqin, erdhi me një të ftuar shumë speciale, si Soni Malaj. Në këtë intervistë të veçantë, ajo ka folur më shumë për karrierën e saj, sukseset dhe sfidat e hasura, por jo vetëm.

Pjesë nga intervista:

A ka producentë të mirë sot?

Rritja në treg është bërë shumë e madhe për sa i përket pjesës muzikore, duke qenë se ka ndryshuar dhe pjesa e tregut, është digjitalizuar çdo gjë, konsumi është bërë shumë herë më i shpejtë për sa i përket muzikës. Sepse më përpara kanë qenë disqet e kasetat dhe ne duhet të punonim për një kohë të gjatë për të prodhuar ato. Por sot producentët nuk po arrijnë dot hapin e këngëtarëve, sepse këngëtarët po shumohen. Por kur vjen fjala për të bërë një koncert live, në të gjithë industrinë jemi tre veta. Nëse në Shqipëri do bëhen evente të mëdha dhe duhet të dalim në sheshin Skënderbej para 20 mijë vetave live, jam vetëm unë, Aurela Gaçe, Alban Skënderaj. Çdo gjë minimizohet, nga qindra këngëtarë që janë, bie numri.

Si ka ndryshuar industria e muzikës sot në krahasim me dikur?

E mira është që ka shumë informacion tani, kush do që të punojë gjërat janë shumë më profesionale. Konkurrenca ka shtuar kërkesën e llogarisë tek secili, duke filluar nga imazhi e paraqitjet në skenë. E keqja është që është konsumi i shpejtë. Playback-u vazhdon fuqishëm, nëpër clube edhe kur duam të këndojmë live, nuk është teknika e duhur. Duke qenë se shumica e këngëtarëve këndojnë playback, është një pakicë shumë e vogël që kërkojnë të dalin live, por pronarët e clubeve thonë që jo sepse rrezikohen të tjerët. Audienca e kupton shumë mirë këtë. Ndoshta edhe këngëtarët duan të dalin live, por nuk janë kushtet, sepse gjëja është shumë e shpejtë.

Lexo edhe :  Rozana e mohoi, dalin pamjet e sherrit me Rizarta Shkurtën (VIDEO)

Ti ke bashkëpunuar disa herë me reperë, çfarë roli janë duke luajtuar hip-hop artistët në muzikën tonë?

Ne duke pasur një kulturë amerikane, normalisht që pjesa e hip-hopit është shumë e dashur për ne. Më përpara kanë qenë tekstet disi më të pastra, ndërsa sot janë mbi përdorimin e substancave dhe e shoh që dhe në publik janë pak të lodhshme. Më përpara mezi prisnim kur dilnin BabaStars, apo Kaos, ose Skillz, ose PINT. Kur je në pakicë, je diçka më e rrallë dhe je më e dëshirueshme. Cilësia është vetjake, çdo person ka aftësi artistike vetjake. Unë jam pak fanatike e shkollës së vjetër të hip-hopit. Nga të rinjtë sot, që më ka bërë përshtypje është MatoLale, Kidda, më pëlqen shumë se ka një stil shumë të veçantë. /TAR/    S,M

Të fundit

“Berisha dhe Rama po shëndrrohen në influencer”/ Çfarë po e shqetëson Ori Nebiajn

Deputetja e Partisë Demokratike Ori Nebijaj e cila u tërhoq nga gara e 11 Majit pasi mësoi se ishte...

Ndryshon vlera e “Kartonit Jeshil” për të shkuar në Maqedoninë e Veriut/Ja sa do kushtojë

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton...

Fushatë/Berisha “fryn” portofolin e shqiptarëve: Do rrisë pagat dhe ul çmimin e naftës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar heqjen e taksës mbi karburantin dhe vendosjen e një çmimi referencë në pikat e shitjes. Po ashtu...

Momente paniku: Një grua tenton të hapë derën e avionit, piloti bën ulje emergjente

Avioni me linjën Bali-Melburn është detyruar që të bëjë ulje emergjente pasi një pasagjere tentoi të hapi derën e avionit. Një avion i kompanisë ajrore...

Dibër/ 31-vjeçari ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte

Një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës ndërroi jetë një ditë më parë  pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po...

Lajme të tjera

Web TV