Luiz Ejlli apelon dënimin me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiz Ejlli u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg me akuzën e Falsifikimit të dokumenteve.

Por mësohet se këngëtari e ka ankimuar çështjen dhe dosja në ngarkim të tij ,tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.

Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.

Sipas prokurorisë Luiz Ejlli, në cilësinë e noterit, ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani  e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.

U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme./    S,M

Të fundit

Përplasjet/Rihapet Gjadri, feston Meloni dhe Rama

Pas muajsh debatesh dhe kundërshtimesh nga opozita në Shqipëri dhe Itali, Komisioni Evropian ka konfirmuar se qendrat për emigrantët...

Pedri “përulet” para Xavit dhe Iniestës

Barcelona dominoi Gironën të dielën pasdite në derbin e Katalonjës 4-1. Për të disatën herë në këtë sezon, tifozët blaugrana kënduan edhe një herë emrin...

Sulmi me granata ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan,reagon Kurti:Radoiçiç i lirë

Kryeministri Albin Kuti ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan. Ai ka dënuar sulmin, ndërsa...

“Sot e ka ditën e tij”, Berisha për Ramën: Problemi është se çdo ditë e ka 1 prill

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po prezanton programin e “PD-Shqipëria Madhështore” në biznesin e fasonerisë në Durrës. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati vijoi sulmet...

Aksidenti ‘zinxhir’ me 6 të plagosur në autostradën Fier-Vlorë,vihet në pranga 54-vjeçari

Sipas policisë, dy shoferët u përplasën me pesë automjete të tjera, ku për pasojë përfunduan në spital 6 persona, dy prej të cilëve vijojnë...

Lajme të tjera

Web TV