Moti do të vazhdojë të ngrohet gradualisht gjatë ditës, për shkak të ardhjes së masave ajrore më të ngrohta nga veriperëndimi.
Paradite, do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta në pjesën më të madhe të vendit. Pasdite, priten ndryshime, pasi do të shtohen vranësirat, veçanërisht në zonat veriore dhe ato të qendrës, ku mund të shihen reshje të pakta shiu. Rrebeshe shiu janë të mundshme në zonat jugore, ndërsa në zonat malore mbi 1000 metra, reshjet e pakta të dëborës do të jenë të pranishme.
Temperaturat do të regjistrojnë një rritje të dukshme, me vlera që luhaten nga 2°C në mëngjes në zonat juglindore, deri në 20°C më vonë gjatë ditës në qytetet e ulëta.
Era do të fryjë me intensitet mesatar, me shpejtësi që mund të arrijnë mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Ky fenomen do të shkaktojë dallgëzim 2 ballë në brigjet detare./ S,M