Rama: Në momentin që do anëtarësohemi në BE, pasaporta kuqezi do jetë njësoj me greken

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim me shqiptarët e Greqisë në Athinë.

Teksa u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se me PS-në në pushtet vendi ynë do të anëtarësohet në BE brenda 2030.

Kryeministri foli ndër të tjera edhe për njohjen e pensioneve.

Ai tha se për këtë ka 2 rrugë, e para të ndiqet procedura siç u bë me Italinë, dhe e dyta dhe më e thjeshta, me anëtarësimin në BE, pasaporta shqiptare do jetë si ajo e Greqisë, e rrjedhimisht pensionet do të njihen mes dy vendeve.

“Të bëjmë atë që bëmë me italianët. Por ka dhe një rrugë tjetër, që të gjithë ju të votoni te nr 5 dhe ne njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE.

Në momentin që bëhemi anëtarë të BE, pasaporta kuqezi do jetë e mjaftueshëm dhe njësoj me pasaportën greke që nuk do ju duhet më fare”, tha ai.

Të fundit

Paralajmërimet e Trump për tarifa të reja, tronditen tregjet!

Tregjet globale të aksioneve në mbarë botën kanë rënë dukshëm të hënën, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

‘Salmonela është e rrezikshme për jetën’/ Shehu: Siguria ushqimore është shkatërruar

Deputeti i PD dhe kandidat për Gjirokastrën, Tritan Shehu, ngriti shqetësimin për mungesën e sigurisë ushqimore në vend, duke fajësuar korrupsionin dhe mungesën e...

Paralajmërimi i Alfred Cakos: Sali Berisha po përgatit dorëheqjen nga kreu i PD-së

Teksa politika shqiptare dhe ndërkombëtare po tronditet nga zhvillime të papritura, konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako sjell një analizë ndryshe mbi prapaskenat...

Meta fushatë nga qelia e burgut/Ja programi i “Partisë së Lirisë”: Do hiqen taksat për…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vazhdon fushatën nga qelia, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar. Meta thotë se me 11 Maj,...

“Nuk është muhabet kënete”/ Rama ironi me opozitën për Chris LaCivita: Po na vjen sherifi

Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjes së komenteve në rubrikën “Sy m’Sy” ka ironizuar opozitën, duke u ndalur tek strategu i PD-së, amerikani Chris LaCivita. Këtë...

Lajme të tjera

Web TV