Denaj është prononcuar në lidhje me skandalin duke thënë se sipas saj çështja është politizuar. Ministrja është shprehur se sipas saj AKU-ja e ka ndjekur rregullisht protokollin.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka folur në një intervistë televizive në lidhje me skandalin e përmbajtjes së salmonelës në filetot e pulës të importuara nga Brazili.
Denaj është prononcuar në lidhje me skandalin duke thënë se sipas saj çështja është politizuar. Ministrja është shprehur se sipas saj AKU-ja e ka ndjekur rregullisht protokollin.
Nga ana e ministres është thënë se çështjen do ta referoj përpara institucioneve dhe sipas saj policia dhe drejtësia duhet të japin gjykimin kryesor mbi çështjen.
Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun,” deklaroi Denaj.
Sipas informacioneve skandali është se konsumatori u njoftua nga AKU 1 javë pas analizave që faktuan prani të salmonelës në mishin e pulës, ndërkohë që theksojmë se AKU e ka mbajtur të fshehtë emrin e kompanisë që e importoi, të cilën Report Tv e zbuloi përmes burimeve konfidenciale.
AKU referoi për hetim në Prokurorinë e Tiranës kompaninë, për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë pasi ka dyshime se të tjera sasi importonte nga jashtë e të tjera deklaronte. Mishi i pulës mbërriti në portin e Durrësit më 11 mars. Në një kontroll rutinë AKU mori mostra për t’i analizuar, dhe thotë se njoftoi kompaninë AMG Food, të mos e nxjerrë produktin nga kontejnerët frigoriferikë në port, deri në daljen e përgjigjes, të cilën laboratori i ISUV e nxori më 21 mars.
3 inspektorë të AKU-së po hetohen në gjendje të lirë për ‘Shpërdorim detyre’ Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës./k.k