‘Zoti shpërbleftë sakrificat tuaja’/Veliaj uron besimtarët myslimanë:Qoftë burim dashurie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës ka uruar sot (30 mars) besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe përmbylljen e një muaji agjërimi.

Duke uruar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Veliaj uroi gjithashtu edhe që “Zoti t’ua pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat”.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Urime të gjithë besimtarëve myslimanë me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!

Zoti jua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat tuaja. Qoftë ky Bajram një ditë feste për të gjithë besimtarët musliman dhe çdo familje shqiptare; qoftë një burim dashurie për të afërmit tuaj, e sjelltë paqe e mirësi për të gjithë ju!”, shkruan kryebashkiaku në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.

Veliaj ndodhet i paraburgosur që prej datës 10 shkurt të këtij viti, me urdhër të SPAK dhe masë siguria nga GJKKO./   S.M

Të fundit

Rama hedh video me ‘Bufin’ ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh

Në videon e postuar nga Rama dëgjohen premtimet e Berishës në raport me uljen e taksave. Berisha shprehet se...

Media britanike: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane

Ekspertët e udhëtimit këmbëngulin që të vizitoni këtë vend të bukur me ujëra të kristalta, plazhe që duken si Maldive dhe rrënoja të lashta. Është...

Zëvendëssekretarja e NATO-s takon Sorensenin: NATO-BE, bashkë për stabilitet në Ballkan

Rreth një javë më vonë, Prishtinën e vizitoi edhe i dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen. Ai vizitoi edhe Beogradin dhe...

Pandeli Majko: Mua më takonte të isha në listë të hapur, jemi në situatë delikate

Pandeli Majko, shpjegoi pse ai duhet të ishte në listën e hapur të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit. “Nëse do isha në listë...

Ndryshon hyrja e mallrave në BE: Transportuesit të deklarojnë paraprakisht

Duke filluar nga sot transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në ose përmes BE-së, përpara...

Lajme të tjera

Web TV