Kryeministri i vendit Edi Rama në një reagim në rrjetin social “Facebook” kërkoi nga qytetarët, që më 11 maji vota e tyre t’i besohet Partisë Socialiste
Ai ndau një skicë të statujës së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në krah të simboleve të qyteteve europiane e të SHBA-së, si Statuja e Lirisë, Kulla Eiffel, Big Ben, Kulla e Pizës etj.
Ai pohon se besimi më 11 maj për Partinë Socialiste do t’i japë Shqipërisë vendin që i takon si shtet i barabartë mes të barabartëve, në sofrën e “qytetërimit demokratik”.
