‘Berisha njeri i konsumuar’, Ngjela: Duhet të largohet që PD të vijë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar përfshirjen e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën e Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të Sali Berishës për të krijuar perceptimin se ai ka mbështetje nga SHBA.

“Janë organizma që paguhen, nuk janë staf i presidentit. Ky ka vajtur e ka marrë atë që t’u thotë shqiptarëve jam i Amerikës. Ç’lidhje ka Amerika me një kompani private që nuk dihet ku është tani? Nonsens”, tha Ngjela në një intervistë televizive.

Sa i përket mundësisë që PD të rikthehet në pushtet, Ngjela theksoi se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Berisha largohet nga drejtimi i partisë. Sipas tij, socialistët e shohin Berishën si një kundërshtar të leverdishëm, pasi ai nuk mund t’i sfidojë në zgjedhje.

“Po nuk është Berisha, nuk dihet ç’ndodh. Nëse bie Saliu, socialistët fillojnë zinë. Të jetë ky se fitojnë gjithmonë. Një njeri i konsumuar që nuk ka vota”, u shpreh avokati. Ai e cilësoi fushatën e Berishës si një përzierje mashtrimesh dhe nonsense, duke theksuar se një lider politik i shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA nuk mund të jetë alternativë për qeverisjen e vendit./    S,M

Të fundit

Makina doli nga rruga në Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Milot-Morinë. Si pasojë ka  humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri...

Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Gaza

Ministri i Mbrojtjes tha se do të ketë evakuim në shkallë të gjerë të popullsisë nga zonat ku ka luftime dhe u kërkoi banorëve...

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, opsioni i ri i OpenAI që po bën bujë

OpenAI ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me veglën e re të gjenerimit të imazheve, e cila ka sjellë një rritje masive të përdoruesve...

Kosovë/ Efektivi i policisë vritet me armë teksa po hynte në banesë! Autori në kërkim

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij. Muhamed Lika,...

U diagnostikua me kancer në fyt, ndahet nga jeta aktori i Hollywood! Ylli i “Batman”

Val Kilmer, aktori famshëm i Hollywodd i njohur për rolet si Jim Morrison dhe Batman, ka ndërruar jetë të martën në Los Angeles. Ylli i kinematografisë u...

Lajme të tjera

Web TV