Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një hetimi të SPAK, pas dyshimeve për një rast korrupsioni. Por pas një viti hetim, ku SPAK ka pyetur personat pjesëmarrës, këqyrur telefonat e tyre, analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të Prokurorisë së Elbasanit ka dalë në përfundimin së korrupsioni nuk ekzistonte dhe së çështja duhet të pushohej.

Kërkesa e SPAK për pushimin e çështjes është pranuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka vlerësuar se nuk ekzistonin indicie apo prova të mjaftueshme, ku të bazohej dyshimi për një aferë të paligjshme. Referuar vendimit të gjykatës, të siguruar nga A2, historia e ka zanafillën në 4 dhjetor 2023, ku Arben Kotollaku, oficer i Policisë gjyqësore të Elbasanit ka shkuar në zyrën e prokurores, Glenda Zeneli.

Oficeri ka nxjerrë një send nga xhepi, duke i thënë prokurores se e kishte nga Ismail Q., një qytetar që gati 2 muaj më parë ishte arrestuar për “drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe kishte dalë në “detyrim për paraqitje” më kërkesë të saj.

Pavarësisht se prokurorja ka refuzuar, nuk ka mundur t’i kthente sendin oficerit që është larguar nxitimthi, moment i regjistruar nga kamerat e sigurisë së Prokurorisë. Në vijim, i telefonuar prej saj, oficeri është rikthyer, ku ka marrë jo vetëm sendin, që rezultoi të ishte një parfum, por edhe një vendim të prokurores për refuzimin e dhuratës, bazuar në ligjin “përpara ndalimin e konfliktit të interesit” dhe ka kërkuar ndjesë.

Situata është pasuar me nisjen e një hetimi për korrupsion në këtë prokurori, i kaluar më pas për kompetencë në SPAK. Gjatë hetimit, oficeri ka deklaruar se parfumin, e blerësi pas tij 3700 lekë, ia ka dhënë prokurores për respekt dhe jo si favor për ndonjë çështje hetimore.

Lexo edhe :  Itali/ Vritet me thikë 22-vjeçarja në Messina, autori dyshohet një bashkëmoshatar

Ndërsa Ismail Q., ka pohuar se nuk i ka dhënë ndonjë parfum për prokuroren oficerit Kotollaku. Sipas vendimit, hetimi 1 vjeçar i SPAK, nuk ka provuar ndonjë marrëveshje mes të dyve, apo qëllim për ndikim të paligjshëm tek prokurorja për ndonjë çështje të caktuar./  S,M

Të fundit

U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë

Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e...

2 prilli/ Dita Ndërkombëtare e Autizmit

2 Prilli festohet çdo vit si Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Tema e këtij viti përqendrohet në qëndrueshmërinë globale dhe neurodiversitetin, dhe se...

Rubio në qendër të vëmendjes në samitin e kryediplomatëve të NATO-s

Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen në Bruksel...

Ish-partnerja shpërthen ndaj Elon Musk: Një fëmijë i llastuar që kërkon kontroll

Ashley St. Clair ka ngritur akuza të forta ndaj Elon Musk, duke pretenduar se ai po përpiqet të ushtrojë kontroll mbi të dhe djalin...

Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

“Mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kërcënimet e sotme janë të mëdha, globale dhe në rritje në botën digjitale,” tërhoqi vëmendjen...

Lajme të tjera

Web TV