Pas 1 Prillit nisin gjobat/ Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 2 prilli, të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar, të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga qiratë ditore në “AirBnb” apo “Booking” do të gjobiten nëse nuk kanë dorëzuar Deklaratën e të Ardhurave Personale.

“Janë mbi 140 mijë individë që duhet të dorëzojnë deklaratën DIVA duke konsideruar vetëm kriterin e të ardhurave nga punësimi. Penaliteti në rast mosplotësimi ose mosdorëzimi në kohë është në vlerën 3 mijë lekë”, tha Rozana Çelmeta, Drejtoresha e procesit të biznesit në DPT.

Deri në fund të vitit të shkuar ligji parashikonte që ndaj të dypunësuarve, të ardhurat bashkoheshin në fund të vitit dhe i nënshtroheshin tatimit, pas plotësimit të deklaratës së të ardhurave vjetore. Deri në fundin e vitit 2023, kufiri për deklarimin e të ardhurave bruto ishte në 2 milionë lekë në vit ose më shumë se kaq.

Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë. Afati i fundit ishte 31 marsi, por Drejtoria e Tatimeve e shty më 1 prill për shkak se dita e sotme është pushim zyrtar nga festa e Fitër Bajramit./   S,M

Të fundit

mocionuese! Parashqevi Simaku rikthehet në skenë dhe këndon sërish shqip

Parashqevi Simaku duket në formë fantastike, teksa feston me miqtë e saj në Amerikë, teksa rikthehet në skenë më...

Pse janë unike shenjat e gishtave?

Përdorimi i shenjave të gishtave për identifikim filloi në fund të viteve 1800, megjithëse qytetërimet e lashta e kishin njohur veçantinë e tyre. Babilonasit...

Rand Paul: Tarifat doganore ndëshkojnë familjet amerikane

Sipas Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve të Shtëpive, ndërtimi i një shtëpie njëfamiljare mund të bëhet deri në 10,000 dollarë më i shtrenjtë për shkak...

Kryepeshkopi Joani për median greke: Janullatos përhapi frymë pozitive brenda kishës

Kontakti im i parë me ungjillin ishte në shkollën e tretë të mesme. Një mik i vëllait më dha një libër në frëngjisht. Ai...

Mënyrat për të përballuar lodhjen në zyrë

Nëse lodhja e zyrës po ju lodh, provoni këto strategji të thjeshta dhe efektive për të rifituar energjinë tuaj dhe për të qëndruar të...

Lajme të tjera

Web TV