Edison Muçeku ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, që u zhvillua në maj 2024. Akuzat ndaj tij lidhen me sigurinë e kushteve për kryerjen e një vrasjeje, duke e bërë atë një figurë kyçë në hetimet që po zhvillohen.
TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lënë në burg Edison Muçekun, i cili u ekstradua në Shqipëri nga Britania e Madhe pak ditë më parë. Muçeku akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, një akuzë që është pjesë e një hetimi nga SPAK.
Edison Muçeku ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, që u zhvillua në maj 2024. Akuzat ndaj tij lidhen me sigurinë e kushteve për kryerjen e një vrasjeje, duke e bërë atë një figurë kyçe në hetimet që po zhvillohen.
Muçeku ka mohuar akuzën ndaj tij, duke insistuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me veprën penale për të cilën akuzohet. Avokati i tij ka kundërshtuar provat që janë përdorur kundër klientit të tij, duke theksuar se ato janë të paligjshme, veçanërisht ato që lidhen me përdorimin e teknologjisë Sky ECC.
Muçeku, i cili ishte një nga emrat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare, tashmë do të qëndrojë në burg deri në zhvillimin e procesit të mëtejshëm gjyqësor. Rasti i tij është një nga të shumtët që dëshmon për përpjekjet e SPAK për të goditur grupe kriminale dhe individë të dyshuar për veprime të rënda, veçanërisht në lidhje me krime të planifikuara dhe të organizuara.
Muceku dyshohet si ‘ushtar’ i celulës që drejtonte Viktor Xhecuka (Tori), të dy të akuzuar për tentativën e vrasjes së Hamza Terziut në Bulqizë, më 21 Maj 2020. Xhecuka dyshohet nga SPAK për vrasje me pagesë, si ‘ushtar’ dhe pjesë e organizatës së ‘mbretit të kumarit’, Ervis Martinaj (i zhdukur prej 8 gushtit 2022) dhe nga përgjimet SKY ECC është zbuluar se është porositur për tentativën e vrasjes së Durim Bamit më 4 Nëntor 2020./k.k