“Përfundova në spital”/ Gazetarja preket nga virusi, pasi konsumoi fileto me salmonelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Arestina Skënderi ka rrëfyer si përfundoi për ditë me radhë në spital nga salmonela e pulave që qarkulluan në Shqipëri pavarësisht se ishin evidentuar me bakterin e rrezikshëm.

Skënderi shkruan se kishte pësuar gjendje të fikti më shumë se 4 herë dhe se kishte përfunduar në spital.

“Para 1 muaj, pasi konsumova ushqim në një restorant që në përmbajtje kishte fileto pule, përfundova në gjendje të fikti prej me shumë se 4 herësh. Në analiza rezultoi se isha prekur nga një virus i “familjes së salmonelës”. U desh të shtrohesha në spital me ditë që të stabilizohesha…

Qartazi në Shqipëri, AKU-ja është institucioni më i papërgjegjshëm që ka ky vend. Prej vitesh dëgjoj që në tregjet tona vijojnë të qarkullojnë ushqime që jashtë janë të ndaluara apo kanë përmbajtje që dëmtojnë rëndë shëndetin dhe askund nuk merr masa të repta për të parandaluar situata të rënda.

Ajo që më shqetëson më shumë në këtë çështje është se tek çerdhet apo shkollat që shkojnë fëmijët konsumohet fileto e pulës. Kush na siguron ne që fëmijët tanë nuk kanë konsumuar nga ky produkt me salmonelë?

Kush na siguron që ky produkt nuk është shpërndarë më parë në treg?? AKU, je institucioni që duhet të shkrihesh për paaftësinë që tregon prej vitesh”, shkruan Skënderi./   S,M

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV