Rama: Lajm tragjik nga Lituania, jemi pranë Shteteve të Bashkuara!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 ushtarë amerikanë janë gjetur të vdekur këtë të Hënë në Lituani, pasi rezultonin të zhdukur që prej 25 Marsit. Siç raportohet në mediat e huaja, ata humbën jetën gjatë stërvitjes ushtarake në kuadër të operacionit të njohur “Zgjidhja atlantike”, që nisi pasi Rusia pushtoi Krimenë.

Për këtë lajm tragjik, ka reaguar në “X” kryeministri i vendit Edi Rama. Në postimin e tij ai shpreh ngushëllimet për humbjen e 3 ushtarëve, duke theksuar se Shqipëria është gjithnjë pranë SHBA-ve.

“Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, shkruan kreu i qeverisë./   S,M

Të fundit

Big Brother drejt fundit, Heidi Baci zbulon ku do zhvillohet finalja e madhe

Moderatorja e “Fan Club”, Heidi Baci bëri me dije së fundmi një detaj i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e...

Doli për të gjuajtur, 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut

Një i ri nga Hasi rezulton i humbur, pasi ka dalë për të gjuajtur në malin e Pashtrikut. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 26-vjeçari është...

Diaspora, fleta e votimit në tre zarfe/ Emigrantëve u shkon me postë te dera e shtëpisë

FLetët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri. Shpërnadrja e fletëve për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Evropë, do të bëhet në datat 15-22...

Opozita mëkatare

Nga ARTUR  AJAZI Me Fatmir Mediun në krah, nuk mund të fitosh zgjedhjet. Me Flamur Nokën në krah, nuk mund të fitosh zgjedhjet. Edhe me...

“Dimër deri në…”/ Meteorologia tregon kur largohet i ftohti: Ja kur vijnë ‘ditët e verës’

Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje. Meteorologia Lajda Porja tha temperaturat janë...

Lajme të tjera

Web TV