U la në listën e hapur të Tiranës, Ermonela Felaj: E njoh rrugën dhe do të bëj maksimumin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistja Ermonela Felaj, e cila kandidon për deputete në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se mandatin aktual e ka fituar nga ky qark, dhe theksoi se rrugën e njeh dhe do të bëjë maksimumin për të qenë sërish përfaqësuese në Kuvend.

Për faktin se është lënë jashtë listës së sigurt, Felaj tha se pas tre mandateve në qeveri, ka ardhur koha që Grupi Parlamentar të rinovohet me të rinj.

Ajo gjithashtu kujton kohën kur u bë pjesë e politikës në vitin 2009, duke thënë se mentori i saj në PS është Erion Braçe.

Felaj: Pas tre mandateve o të duhej të vinte kjo ditë që pjesë e grupit parlamentar të rinovohej për tu dhënë mundësi të rinjve. Kështu ka ndodhur me mua edhe në vitin 2009, nuk vija nga FRESH.

Punoja si prokurore në Berat dhe i takoja një pushteti që ishte i ndarë nga politika dhe kam qenë indiferente sepse edhe detyra nuk ma lejonte të isha pjesë aktive e politikës.

Në 2009 u bëra pjesë e PS në perspektivën e sa më shumë grave dhe vajzave në parti. Mentori im në PS, njeriu i parë që ka folur për mua ka qenë Erion Brace. Ka qenë drejtues politik në qarkun e Beratit.

Nuk do të kisha qenë në PS nëse nuk do të kisha qenë në listën e sigurt, sepse kishim të njëjtin sistem, proporcional rajonal, por me lista të mbyllura.

Mandatin elektoral e kam nga Tirana që do të thotë e njoh Tiranën dhe në raport me formulën e re zgjedhore, kanë ndryshuar disa gjëra për mirë. Rrugën e njoh dhe do bëj maksimumin, edhe për të nderuar përfaqësimin që kam sot.

Lexo edhe :  “Në 11 maj, takim me historinë”/ Rama: Berisha, nuk pritet me krahë hapur në BE

Asnjë garë nuk merret me pesimizëm. Stresi duhet lënë mënjanë, por le të themi që të gjtihë ata që kanë bashkëpunuar me mua, janë mbështetje./   S,M

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV