Fushata/ Rama “ua mbledh” kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një votë më shumë të çon në Parlament. Ky rregull i Kodit Zgjedhor që është në fuqinë zgjedhjet e 11 majit ka futur në një “luftë” të ethshme çdo kandidat në listë të hapur brenda së njëjtës parti.

Ky fenomen duket se e po e shqetëson edhe kryeministrin, njëkohësisht kryetarin e PS Edi Rama, i cili u ka treguar vijat e kuqe kandidateve të tij, ku duket se lufta ne terren për të kapur çdo votë nominale ka filluar të bëhet e ashpër, duke ndikuar edhe strukturat e partisë.

A2 CNN ka mësuar se Rama u ka dërguar porosi socialistëve që asnjë kandidat, qoftë edhe deputet aktual, nuk duhet të përdorë strukturat e PS të një zonë tjetër për të mbledhur vota personale.

“Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti”, tha Rama.

Për Edi Ramën PS është më e rëndësishme se çdo deputet, për këtë arsye ua ka ndaluar të majtëve që miqësitë ndërmjet tyre të përkthehen në vota preferenciale për kolegët që kryetari I ka hedhur në betejë të hapur.

“Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”, theksoi kryesocialisti.

Lexo edhe :  Ish-kreu i Bashkisë Shkodër paraqitet në GJKKO, mbahet seanca paraprake

Me këtë direktivë, një kandidat i PS, të cilit I është caktuar njësia 3 si zonë elektorale, nuk mund të kërkojë ndihëm e degës së PS në njësinë 5 për ta mbështetur me votë në 11 maji./     S,M

Të fundit

Selena Gomez publikoi këngën e fundit dhe fansat mendojnë se i dedikohet Justinit

Selena Gomez është fejuar dhe është kaq e dashuruar me Benny Blanco me të cilin ka realizuar edhe albumin...

Berisha në Këshillin e Europës: Fushata shqiptare ngjitet në skenën diplomatike

Nga Monada Mehmetaj – Strasburg 7 Prill 2025 Në Strasburg, qyteti që përmbledh historinë europiane në gurët e kalldrëmeve dhe në kupolat e institucioneve ndërkombëtare, politika...

Ditë historike /Në Ulqin inagurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë

Një ditë historike sot në Ulqin – në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore – ku është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë,...

‘Kujdes zënkat dhe dashuria! Hëna e plotë trondit shenjat e …’

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë...

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin, këshillat që ju duhen

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga rritja e fokusit e...

Lajme të tjera

Web TV