Fushatë/Berisha “fryn” portofolin e shqiptarëve: Do rrisë pagat dhe ul çmimin e naftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar heqjen e taksës mbi karburantin dhe vendosjen e një çmimi referencë në pikat e shitjes. Po ashtu në në programin ekonomik ai angazhohet se do të ulë çmimin e energjisë për bizneset nga 18-24 lekë në vetëm 6 lekë për kW. Berisha propozoi edhe uljen e taksës së shitjes së pronës nga 15% në 2%, ndërsa premtoi mbështetje për sektorin e bimëve medicinale, ullirin dhe arrorët përmes lehtësirave fiskale dhe logjistike.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit ekonomik të opozitës për zgjedhjet e 11 majit, duke u fokusuar te ulja e taksave dhe lehtësimi i kostove për bizneset. Një nga premtimet kryesore të Berishës ishte heqja e taksës mbi karburantin, duke garantuar që çmimi në pikat e shitjes të mos ketë diferenca më të mëdha se ±10% krahasuar me vendet fqinje. “Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet me ndryshim çmimi plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje,” deklaroi Berisha. Një tjetër premtim i tij ishte ulja e çmimit të energjisë për bizneset, nga 18-24 lekë për kË që është aktualisht, në vetëm 6 lekë për kW. “E kam theksuar edhe më parë, energjia elektrike për biznesin do të shitet me 6 lekë për kË. Kjo është një ulje drastike, nga 3 deri në 4 herë më pak,” tha ai. Gjithashtu, Berisha premtoi uljen e taksës së shitjes së pronës nga 15% në 2%, duke e cilësuar këtë si një masë që do të lehtësojë ndjeshëm tregun e pasurive të paluajtshme. Opozita parashikon edhe një mbështetje të veçantë për sektorin e bimëve medicinale, ullirin dhe arrorët, të cilët, sipas Berishës, përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për zonat rurale. Ai tha se do të ofrohen lehtësira logjistike dhe kredi të favorshme për të nxitur zhvillimin e këtyre kulturave bujqësore. Berisha e konsideroi programin e PD-së si një alternativë të qartë për zhvillimin ekonomik të vendit, duke e kundërshtuar politikat aktuale fiskale të qeverisë.

Pullat fiskale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar çështjen e pullave fiskale, duke ngritur shqetësime për ndryshimet e bëra në këtë sistem pas përfundimit të kontratës me kompaninë zvicerane SICPA. Në një deklaratë për mediat, Berisha mbrojti vendimin e qeverisë së tij për dhënien me koncesion të pullave fiskale në vitin 2011, pavarësisht se ato kishin një nga tarifat më të larta në Europë. Ai argumentoi se pullat ishin të pajisura me teknologji smart, që parandalonin kontrabandën dhe mundësonin identifikimin e shkeljeve përmes detektorëve. “Pullat fiskale të kompanisë zvicerane kanë qenë pulla smart, me kod. Këto pulla nuk lejonin kontrabandën, e zbulonin atë me detektorë. Këta, për t’i hapur dyert kontrabandës, ia dhanë prodhimin e tyre ndërmarrjes së letrave me vlerë, duke hequr çdo garanci që kishin,” deklaroi Berisha. Pas përfundimit të kontratës me SICPA, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale iu dha shoqërisë së re me pronësi të përbashkët shqiptaro-arabe AlbTrace Co. Berisha premtoi se, nëse vjen në pushtet, tarifa për 1 mijë pulla fiskale do të jetë 3 euro, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. “Po e ndjek këtë. Kam dijeni që po tentohet të rikthehet me një emër tjetër, por ne po e ndjekim. Ne do të zbatojmë çmimet e BE, 3 euro për 1 mijë pulla, dhe kjo nuk ndryshon,” u shpreh ai.

Taksa e pronës

Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi planin e PD mbi heqjen e taksave. Ai tha se pas ardhjes në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit, do të shfuqizohet taksa 3 përqind e strehimit social mbi çmimin e shitjes. Gjithashtu taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18 përqind e çmimit të shitjes në 2 përqind të preventivit. Berisha u shpreh se TVSH do të ulet në 15 përqind. Në planin me PD, sipas Berishës do të ulet taksa e shitjes së pronës nga 15 përqind në 2 përqind. “Ekonomia, ekonomia, ekonomia është programi i Shqipërisë Madhështore. Konsulta intensive janë zhvilluar me biznesin, me grupet e interesit ndaj dhe ato janë pasqyruar në programin tonë. Kështu që sot po ju paraqes ju edhe njëherë të plotë programin e Made in Albania, programi që synon të nxisë prodhimin në Shqipëri, të ndezë motorët e prodhimit që po shuhen, po bien nga viti në vit në mënyrë të pandalshme. Përveç garancive ligjore të një kodi fiskal që do miratohet tre muajt dhe nuk do mund të ndryshohet, përveçse në rast se lehtësohet, jo rëndim për biznesin gjatë 4 viteve. Pra, kodi fiskal që do miratohet 3 muajt e parë do mund të ndryshohet gjatë 4 viteve për rëndime, por vetëm për lehtësime. Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore. Vendoset taksa e sheshtë 10 përqind mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Sali Berisha i sjell kërcimtare Doris Pack

Qeveria e krimit

Berisha akuzoi qeverinë se ka krijuar lidhje të forta me elementë të botës së krimit. Ai përmendi emrin e Suel Çelës, i cili është në kërkim nga SPAK për vrasje dhe organizatë kriminale, duke pretenduar se ai ka ndikim në lejet e ndërtimit dhe projektet qeveritare përmes drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roko.  “A e dini ju kush është mëkëmbësja e Ramës për lejet dhe projektet? Është zonja Roko, motra e dy lejtnantëve të Suel Çelës. Faktikisht, lejet dhe projektet i menaxhon Edi Rama me Suel Çelën,” tha Berisha.  Sipas tij, krimi i organizuar është bërë i paprekshëm dhe vijon të veprojë i lirë. Ai përmendi disa emra konkretë, duke akuzuar autoritetet për mungesë veprimi. “Sot Suel Çela bën ligjin në lagjen e tij. E di i gjithë Elbasani, përveç Matrixit të policisë dhe Dumanit të SPAK-ut, që ‘nuk e dinë’ se ku ndodhet ai. Altin Hajri është i lirë dhe kërcënon njerëzit rrugëve. Troplini drejton de facto portin dhe lojërat, duke mbushur Durrësin me biznese bastesh që ndajnë të ardhurat me PS-në dhe Edi Ramën. Bajrët po shndërrohen në një bankomat për shpërndarjen e narkoeurove, ndërsa Pëllumb Gjoka drejton nga qelia bandën e tij në Velipojë,” akuzoi Berisha.

Drejtësia dhe Integrim

Gjatë konferencës, Berisha u shpreh se Partia Demokratike mbështet reformat ekonomike të BE-së, por është kundër modelit aktual të reformës në drejtësi. “Ne do të ndjekim të gjitha direktivat e Procesit të Berlinit dhe integrimit europian, por me këto paga dhe këtë sistem drejtësie, Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin. BE-ja të thotë: ‘Ik tutje’,” deklaroi ai. Sa i përket reformës në drejtësi, Berisha ka premtuar ndryshime, por nuk ka dhënë detaje mbi qëndrimin e PD-së ndaj personave të shkarkuar nga Vettingu, të cilët propozojnë shkrirjen e SPAK. “Ne e kemi thënë që duhet një reformim i drejtësisë. Shqiptarët nuk mund të mbeten pa një proces të rregullt ligjor,” tha ai.

La Civita vjen në Shqipëri

Në fund të fjalës së tij, Berisha u pyet mbi ardhjen e La Civita-s në Shqipëri, por nuk pranoi të jepte një datë të saktë. “Do të vijë, për të ardhur është, por datën po e lë surprizë, që këtë herë Edi Ramës t’i bjerë me kokë tavolinës,” u shpreh ai.

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Nga temperaturat e verës, direkt e në dimër!/ Ja kur do të kemi rrebesh dhe dëborë

Edhe këtë javë moti në vendin tonë do jetë i paqëndrueshëm dhe me rreshje shiu. Kjo situatë pritet të vijojë...

Kuvendi vazhdon punën/Organizon takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE”

Nesër më 3 prill, ora 10:00-13:30, Kuvendi i Shqipërisë organizon takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e...

Programi i PD për Rininë/ Zero taksa për bizneset e të rinjve për 3 vite

Demokratët premtojnë “zero” taksa për të rinjtë që hapin një biznes, për një periudhë 3-vjeçare. Kreu i FRPD, njëherësh kandidati për deputetë i PD Besart Xhaferri, teksa...

‘PD dhe PS na vodhën programin!’/ Basha prezanton Pëllumb Seferin te Njësia 8

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot (2 prill) takim elektoral me mbështetësit në Njësinë nr. 8 në Tiranë, ku prezantoi edhe kandidatin e...

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote

Ministria e Brendshme publikon listën përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV