Kina: Pavarësia e Tajvanit nënkupton luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina paralajmëroi sot se përpjekjet për të siguruar pavarësinë e Tajvanit do të çonin në luftë, me ushtrinë e saj duke njoftuar gjithashtu manovra të mëdha ushtarake pranë ishullit.

”Pavarësia e Tajvanit do të thotë luftë dhe promovimi i pavarësisë së Tajvanit do të thotë të shtysh popullin e Tajvanit në një situatë të rrezikshme konflikti të armatosur”, theksojnë burimet pranë ushtrisë kineze.

”Kina ka nisur një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth ishullit të Tajvanit”, theksoi ushtria në një deklaratë.

 

”Stërvitja e përbashkët që përfshin ushtrinë, marinën, forcat ajrore dhe njësinë raketore përfshin afrimin e Tajvanit nga drejtime të ndryshme për të testuar aftësitë e përbashkëta operacionale të trupave”, theksoi zëdhënësi i komandës të ushtrisë kineze, Shi Yi.

”Ky është një paralajmërim i ashpër dhe një pengesë e fortë kundër forcave separatiste të Pavarësisë së Tajvanit dhe është një veprim legjitim dhe i domosdoshëm për të mbrojtur sovranitetin dhe unitetin kombëtar të Kinës”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte monitoruar lëvizjet e aseteve ushtarake kineze që nga e shtuna.

Nëntëmbëdhjetë anije të marinës kineze u regjistruan në ujërat përreth Tajvanit në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, Seksioni i Detit të Kinës Lindore i Gardës Bregdetare të Kinës tha sot se disa formacione detare të rojes bregdetare kanë kryer patrulla të zbatimit të ligjit në ujërat përreth Tajvanit./k.k

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV