“Luli në botën e çudirave”/ Hap thesin me gënjeshtra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lul Basha ka hapur përsëri thesin e gënjeshtrave të humbësit serial, këtë radhë me qytetarët me të cilët zhvilloi sot takim në Njësinë 10 në Tiranë.

Basha thotë se shqiptarët duan ndryshim të vërtetë dhe një shtet që kujdeset për ta, jo për një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin, sikur vetë të mos ishte një prej tyre.

Luli Basha me thesin e tij të gënjeshtrave prezanton një plan ekonomik që thotë se është i mirëstudiuar dhe u jep shqiptarëve atë që meritojnë.

Luli me matematikën e tij bën llogari çudirash, pasi u premton shqiptarëve 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Përveç se është një program i gënjeshtërt, Luli nuk u ndahet premtimeve të njëjta me ato që ka bërë edhe vite më parë.

Dhe me të njëjtat premtime humbësi serial synon të vijë në pushtet.

“Fondi për Mirëqenien e Familjes, për ta kthyer atë në shtyllën solide të shoqërisë:

2 000 euro për çdo bebe.

20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Mbulim i plotë i interesit të kredisë së banesës, për 30 mijë çifte të reja.

Dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

Pagesa për personat me aftësi të kufizuara – 70% e pagës minimale.

Statusi i jetimit do të përfshijë edhe ata që nuk kanë njërin prind.

5 milionë euro grant, për krijimin e 1,000 bizneseve të reja nga gratë sipërmarrëse.

Lehtësi për bizneset, që punësojnë gra dhe vajza”,-thotë Basha.

Basha premton të jetë çdo ditë, në çdo lagje, rrugë dhe rrugicë, për të dëgjuar qytetarët dhe për t’u premtuar përsëri nga thesi i tij i gënjeshtrave.

“Lul Basha në botën e çudirave” beson se koalicioni i tij Euroatlantik do të sjellë ndryshim./  S,M

Të fundit

Pse u janë qepur të gjithë pensionistëve?

Ylli Pata Si në këtë fushatë, nuk pa pasur asnjëherë kaq vëmendje nga politikanët armata e votuesve pensionistë. Përveç Edi Ramës...

PD sulmon ‘Giro D’Italia’ dhe Silvinjon: Po harxhohen 7 mln euro për një tur biçikletash!

Partia Demokratike prezantoi sot edhe programin elektoral për sportet, ku pikat kryesore që u deklaruan edhe nga kreu i saj Sali Berisha, ishin zhbërja e...

Atletico Madrid dhe Barcelona startojë me lojtarët më të mirë, formacionet zyrtare

Atletco Madrid pret Barcelonën për përballjen e dytë që zhvillohet në Kupën e Mbretit. Dueli i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar 4-4, ndërsa sonte...

Spektakël i garantuar në derbin e Madoninës, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Inter

Milani pret Interin në orën 21:00. Derbi i Milanos është i pari i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Përballjet e këtij sezoni i kanë...

Bledi Çuçi në Vlorë: Oferta e PD në këtë qytet është Saliu i ’97-ës dhe Bujari i 2005-ës!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me anëtarë dhe simptatizantë të PS në Rajonin 5 në Vlorë. Gjatë takimit...

Lajme të tjera

Web TV