Momente paniku: Një grua tenton të hapë derën e avionit, piloti bën ulje emergjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avioni me linjën Bali-Melburn është detyruar që të bëjë ulje emergjente pasi një pasagjere tentoi të hapi derën e avionit.

Një avion i kompanisë ajrore ‘‘Jetstar’’, me mbi 200 pasagjerë në bord, u detyrua të kthehej pasi një pasagjere tentoi të hapte derën e avionit mbi Oqeanin Indian.

Kompania ajrore konfirmoi incidentin në një deklaratë të dhënë të martën, duke sqaruar se gruaja kishte shfaqur sjellje të papranueshme dhe ishte agresive ndaj ekuipazhit. Pas uljes emergjente në Bali, autoritetet lokale e nxorën atë nga avioni.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur pasagjerja, e vendosur në pjesën e pasme të avionit, arriti të ngrinte dorezën e derës, por një sinjal alarmi lajmëroi në kohë ekuipazhin. Sipas të dhënave nga Flightradar24, avioni u kthye rreth një orë pas ngritjes.

Jetstar theksoi se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është prioriteti kryesor dhe paralajmëroi se sjelljet e tilla nuk do të tolerohen.

Incidenti është pjesë e një serie ngjarjesh të ngjashme që janë shtuar vitet e fundit, ku pasagjerët kanë detyruar ulje emergjente duke tentuar të hapin daljet e emergjencës ose duke sulmuar ekuipazhin./k.k

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JACQUELINE FELGATE (@jacquifelgate)

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV