Ndryshon vlera e “Kartonit Jeshil” për të shkuar në Maqedoninë e Veriut/Ja sa do kushtojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro.

Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 Shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi. Kartoni jeshil kushtonte 40 euro për dy javë, ndërkohë që me ndryshimin e bërë vlefshmëria e tij do të jetë për të gjithë vitin.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, ka bashkëpunuar ngushtë me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), për të lehtësuar lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare.

Bazuar në vendimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), qytetarët shqiptarë mund të pajisen tashmë në të gjitha pikat e shitjes së shoqërive të sigurimit me policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me vlefshmëri 12-mujore, me çmim 50 Euro, e cila mbulon territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky vendim mbështet lëvizjen e qytetarëve duke ulur kostot dhe nxitur shkëmbimet ekonomike me fqinjin tonë juglindor.

Shoqëritë e sigurimit do të ofrojnë në të gjitha pikat e shitjes policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me afat vlefshmërie 1-vjeçar për Maqedoninë e Veriut, për Malin e Zi, si dhe do të vijojnë të ofrojnë edhe “Kartonin Jeshil” me afat vlefshmërie 15-ditor me çmim 15 euro”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Lexo edhe :  Sulm ndaj Metës? Basha: Pasuritë e vjedhura të shqiptarëve janë edhe jashtë Shqipërisë

“Kartoni Jeshil” është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

Ulja e çmimit të kartonit Jeshil do t’i vijë në ndihmë bizneseve dhe banorëve në zonat kufitare të cilët e kanë mëë të shpeshtë kalimin drejt Maqedonisë se Veriut për arsye pune./    S,M

Të fundit

Nga temperaturat e verës, direkt e në dimër!/ Ja kur do të kemi rrebesh dhe dëborë

Edhe këtë javë moti në vendin tonë do jetë i paqëndrueshëm dhe me rreshje shiu. Kjo situatë pritet të vijojë...

Kuvendi vazhdon punën/Organizon takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE”

Nesër më 3 prill, ora 10:00-13:30, Kuvendi i Shqipërisë organizon takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e...

Programi i PD për Rininë/ Zero taksa për bizneset e të rinjve për 3 vite

Demokratët premtojnë “zero” taksa për të rinjtë që hapin një biznes, për një periudhë 3-vjeçare. Kreu i FRPD, njëherësh kandidati për deputetë i PD Besart Xhaferri, teksa...

‘PD dhe PS na vodhën programin!’/ Basha prezanton Pëllumb Seferin te Njësia 8

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot (2 prill) takim elektoral me mbështetësit në Njësinë nr. 8 në Tiranë, ku prezantoi edhe kandidatin e...

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote

Ministria e Brendshme publikon listën përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV