Rreziku nga inteligjenca artificiale, ekspertët: Do të rris papunësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca artificiale po bëhet gjithmonë e më e pranishme në jetën njerëzore. Avancimi i saj shihet edhe si një rrezik për rritjen e papunësisë nga ana e ekspertëve, të cilët thonë se shumë procese në të ardhmen nuk do të bëhen nga njerëzit, por nga inteligjenca artificiale.

 “Ne kemi parë dhe shumë procese jashtë shtetit qe shumë prej personave kanë kryer një proces produktiv tashmë janë zëvendësuar në mënyrë automatike si pagesat në parkime, pagesat në autostrada etj.

Në të tilla kushte dhe inteligjenca artificiale drejt kësaj rruge po shkon. Përdorimi I AI sidomos në analiza statistikore, analiza numrash data etj normalisht do shoqërohet me heqjen e njerëzve nga puna, me zëvendësimin e personave në profile specifike duke gjeneruar papunësi”,-tha eksperti i ekonomisë Klodian Muça.

Me avancimin e teknologjisë, shumë profesione unike dikur, sot po zhduken e po një lloj parashikohet të jetë e ardhmja për të tjera profesione, të cilat do ti realizojë inteligjenca artificiale

Siç në të kaluarën profesioni i fotografit ishte shumë i rëndësishëm sot është në zhdukje, në të kaluarën kishim nga ata që prodhonin muzikë nëpër vhs apo cd. Sot nuk përdoren më. Kështu që dhe në të ardhmen disa profesione do zëvendësohen nga AI.

Megjithatë Shqipëria është shumë mbrapa në këtë aspekt do filloj në vendet e zhvilluara dhe më pas do vij në realitetin Shqiptar”,-tha eksperti Muça.

Por edhe pse avancimet në teknologji janë të mëdha, ka patur raste që proceset e kryera me inteligjencën artificiale kanë qenë jo të sakta, ndaj mendohet se do të duhet ende kohë, deri në perfeksionim dhe jo të gjitha profesionet do të mund të bëhen me robot./   S,M

Të fundit

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit...

Konstituimi iKuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në...

Starton Europiani U17 në Shqipëri, kryeministri Rama i pranishëm në stadium

Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare. Si vend pritës, Shqipëria luan ndeshjen e...

Franca do të ndërtojë një burg të sigurisë së lartë në mes të xhunglës së Amazonës!

Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë një vizite në rajon, deklaroi për gazetën Le Journal du Dimanche se burgu do të ketë si...

Lajme të tjera

Web TV