Ultimatum për heqjen e simboleve të PD/ Basha zbaton urdhrin pas ankimit të demokratëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë seancës së 21 marsit në KQZ, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Lulzim Bashën, të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet private që ai përdor.

Ditën e sotme, në selinë e përdorur nga Basha është parë e vendosur logoja e Koalicionit Euro-Atlantik, nën të cilën ai garon në zgjedhjet e 11 majit.

Ultimatumi i Celibashit, erdhi pas një ankimimi nga ana e Partisë Demokratike, e kryesuar nga Sali Berisha.

Celibashi deklaroi se për zbatimin e urdhrit do të ngarkohej edhe policia bashkiake dhe ajo e shtetit, në rast se do të kishte kundërshtim për heqjen e simboleve të PD-së.

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për t’u hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi në seancën e 21 marsit./E.T

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV