Kam përjetuar padrejtësi e shtypje”, ish-nusja e Mehmet Shehut flet për bindjet politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo njihet si ish-nusja e djalit të Mehmet Shehut, një fejesë që nuk u kurorëzua kurrë në martesë më Skënderin.

Fjala është Silva Turdiun e cila për herë të parë ka vendosur që të flasë apo të ‘përfshihet’ në zhurmën politike. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka treguar se për kë do të votojë në zgjedhjet e 11 majit.

Ish-volejbollistja e Dinamos shprehet se në këto zgjedhje mbështetjen e saj përmes votës, do ta japë për kandidaten e PD Jorida Tabaku, duke thënë se arsyeja është sa personale aq edhe shumë njerëzore.

Turdiu shkruan më tej se e ka përjetuar vetë çfarë do të thotë të përballesh me padrejtësi, shtypje dhe mungesë të lirisë, dhe për këtë arsyeja thotë se kur sheh një grua që ngrihet përballë padrejtësive dhe flet me integritet, nuk mund të heshtë.

Teksa prej vitesh ajo jeton larg Shqipërisë, Silva Turdi thotë se pjesëmarrja aktive në demokraci dhe vendimin e saj për të mbështetur një figurë që përfaqëson vlerat e saj, e sheh si shumë domethënese dhe me rëndësi.

“Prej shume vitesh kam zgjedhur të mos jem aktive publikisht në mediat shqiptare, edhe pse lidhja ime emocionale me Shqipërinë ka mbetur e pandryshuar. Kete herë, megjithatë, kam vendosur të flas hapur dhe t’i jap mbështetjen time publike Jorida Tabakut.

Nuk e bëj këte vetëm sepse Jorida eshtë pjesë e familjes sonë të madhe, por mbi të gjitha sepse kam ndjekur nga afër punën, guximin dhe qëndrimet e saj.

Për vite me radhë, kam parë tek ajo një politikane që nuk dorëzohet perballe padrejtësive, nuk i trembet sfidave, që flet me integritet dhe duke vendosur gjithmone interesin e qytetarëve mbi gjithçka tjetër.

Lexo edhe :  EMRI/ Ngacmonte nxënëset, arrestohet një mësues në Prrenjas

Ne jetën time, kam perjetuar personalisht çfare do të thotë të perballesh me padrejtési, shtypje dhe mungese te lirise.

Pikërisht sepse e di çfarë vlere ka guximi për të ndryshuar gjerat, sot jam këtu për të thëne se Jorida eshtë një shembull i politikanit që Shqipëria meriton—dikush që rrezaton shpres, fisnikëri dhe qytetari.

Prej nje kohe te gjate tashme, jam pjese e diaspores, dhe kam pare gfare do të thotë demokracia e vërtetë, dhe sa e rendesishme eshte pjesemarrja aktive, keshtu qe këtë vit kam zgjedhur të mbështes Jorida Tabakun nga lista e hapur të Partisë Demokratike. Per një Shqipëri të fisme, të drejte dhe madheshtore”, shkruan ajo.

Por kush është Silva Turdiu?

Turdiu njihet si një nga emrat e spikatur në sport, e po ashtu si e fejuara e djalit të ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu, i cili vrau veten në fillim të viteve ’80-të, ku siç thuhet shkak u bë dhe fejesa e djalit të tij me Turdiun.

Më pas ajo u cilësua si nusja e ‘mallkuar’ e bllokut komunist, pasi për shkak të saj filloi goditja e Mehmet Shehut nga Enver Hoxha./k.k

Të fundit

BE do fillojë tarifat hakmarrëse? Meloni në Shtëpinë e Bardhë: Jam këtu për marrëveshje!

Kryeministrja e Italisë dhe presidenti i SHBA mbajtën këtë të enjte mbrëma një takim që duket se ka nisur...

Atentat në Lezhë, vritet brenda lokalit të tij babai i Roan Brahimit

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur në fshatin Pllanë të Lezhës. Mësohet se mbeti i vrarë me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai...

“Shqipëria progres të paimagjinueshëm”/ Komisionerja Kos: Do hapen kapituj të rinj

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do vijojë me ritme të shpejta dhe hapja e grupkapitullit të dytë të negociatave, pak ditë...

Zgjedhjet e 11 Majit! Mbërrijnë në Shqipëri 600 votat e para të diasporës

Kanë mbërritur votat e para nga diaspora në vend. Bëhet fjalë për 600 fletë votimi që më së shumti i përkasin qarkut të Dibrës,...

Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim,...

Lajme të tjera

Web TV