Pse njerëzit e varfër në Evropën Perëndimore jetojnë më gjatë se amerikanët e pasur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkalla e mbijetesës për amerikanët e pasur ka qenë në të njëjtin nivel me njerëzit më të varfër në Evropën veriore dhe perëndimore, dhe për disa grupe, edhe më e ulët se për evropianët lindorë, zbulon një studim i ri.

Sipas studimit, evropianët e varfër mund të presin të jetojnë të paktën aq gjatë sa amerikanët e pasur dhe, në disa raste, edhe më gjatë.
Studimet kanë treguar se shëndeti dhe jetëgjatësia shpesh lidhen me pasurinë, pasi kjo rrit aksesin në mundësi si arsimi, punësimi i mirë, ushqimi i shëndetshëm dhe kujdesi mjekësor.

Megjithatë, në disa raste, njerëzit më të varfër në vende si Holanda dhe Franca kanë një jetëgjatësi më të madhe se amerikanët e pasur, sipas këtij studimi të botuar në New England Journal of Medicine.

Studimi ka përfshirë më shumë se 74,000 individë nga SHBA dhe 16 vende evropiane, të cilët ishin midis 50 dhe 85 vjeç në vitin 2010. Studimi ka ndjekur mbijetesën e tyre deri në vitin 2022. Evropianët janë ndarë në tre grupe:

Evropa veriore dhe perëndimore (Austria, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Suedia, Zvicra)
Evropa Jugore (Itali, Portugali, Spanjë)
Evropa Lindore (Republika Çeke, Estoni, Hungari, Poloni, Slloveni)
Rezultatet treguan se shkalla e vdekjeve në SHBA ishte 6.5 për 1000 gjatë periudhës së studimit, krahasuar me normat 2.9 në Evropën Veriore dhe Perëndimore, 4.9 në Evropën Jugore dhe 5.8 në Evropën Lindore.

Studimi nxorri në pah një lidhje midis shëndetit dhe pasurisë kudo, por një dallim i dukshëm ishte fakti se hendeku shëndetësor midis më të pasurve dhe më të varfërve ishte më i madh në SHBA sesa në çdo vend tjetër evropian.

Lexo edhe :  Sa e rrezikshme është për shëndetin të pini kafe me stomakun bosh?

Njerëzit më të varfër në SHBA kishin normat më të ulëta të mbijetesës në të gjithë botën dhe vdisnin më të rinj se homologët e tyre evropianë. Edhe amerikanët më të pasur kishin norma më të ulëta të mbijetesës se shumë evropianë të pasur. Për shembull, amerikanët e pasur kishin shkallë mbijetesë të ngjashme me ata më të varfër në Evropën Veriore dhe Perëndimore, si dhe me evropianët lindorë.

Ky hendek i shëndetit dhe jetëgjatësisë është një kujtesë e fortë se, edhe njerëzit më të pasur në SHBA, nuk janë të mbrojtur nga faktorët sistemikë që ndikojnë në jetëgjatësinë, siç është hendeku i pasurisë dhe mungesa e aksesit në kujdes shëndetësor. Irene Papanicolas, ekonomiste shëndetësore në Universitetin Brown dhe drejtore e studimit, shpjegoi: “Hendeku i pasurisë në SHBA është më ekstrem se pothuajse çdo vend tjetër të zhvilluar dhe kjo ka ndikim të thellë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e qytetarëve.”

Në SHBA, të pasurit mund të kenë më shumë para, por marrëdhënia midis pasurisë dhe shëndetit është e lidhur me diferencën në pasuri brenda një shoqërie. Hendeku i pasurisë në SHBA është më i thellë dhe ka një ndikim të konsiderueshëm në aksesin në shërbime shëndetësore dhe kushte jetese më të mira.

Për të shpjeguar këtë, studiuesit sugjerojnë se struktura sociale dhe shërbimet shëndetësore janë më të dobëta në SHBA, dhe kjo mund të ndihmojë për të kuptuar pse më të varfrit në SHBA kanë shkallë më të ulët mbijetesë se ata në Evropë./k.k

Të fundit

“Shqipëria është e sëmurë”, Berisha: Rama është ngujuar në zyrë prej 2 muajsh

“Këto ditë, këtë muaj, ndeshen dy botë, ndeshen dy filozofi, dy projekte, në njërën anë janë ata të cilët...

SPAK, takim për zgjedhjet/ Prokuroria e Posaçme nis “fushatën” kundër krimeve zgjedhore

Ndërkohë që partitë politike nisën zyrtarisht fushatën elektorale për parlamentaret e 11 Majit, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, udhëtoi këtë të...

LaCivita: Bëjeni Shqipërinë sërish të madhe! Jepini Berishës një shans të ri

“Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të shkëlqyer sërish. Në 2024, në SHBA, socialistët u përpoqën të burgosnin Donald Trump. Dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri...

Irani kërkon marrëveshje “të vërtetë dhe të drejtë” me SHBA për programin bërthamor

Irani kërkon që të arrihet një marrëveshje “e vërtet dhe fer” me Uashingtonin për programin e tij bërthamor, tha një këshilltar i liderit suprem...

Anti-europianizmi absurd i “këshilltarëve mizerabël”

Nga Ylli Pata Edi Rama, me moton e fortë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk ka futur në kurth kundërshtarët e tij, siç...

Lajme të tjera

Web TV